Çdo vit në botë me mijëra persona goditen nga ataku kardiak dhe mijëra janë viktima të vdekjes së papritur nga pushimi i zemrës. Vetëm një në katër persona të rrezikuar me atak kardiak arrin të kurohet brenda një ore pasi është shqetësuar.
Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak-Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas, kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Cilat janë shenjat e alarmit-Shenjat që mund të hetohen në rastet e atakut kardiak janë këto: Shenja të shtrëngimit të fortë dhe ndjesi peshe në kraharor, shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta edhe pse mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të forta të kraharorit të cilat përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje; shenja këto që shoqërohen me ndjesi alivanosjeje.
Jo të gjitha këto shenja shfaqen në çdo rast ataku kardiak, por janë tregues shumë të dobishëm për ta rinjohur atë. Në qoftë se pas shfaqjes së simptomave, shqetësimet në kraharor vazhdojnë edhe për 10 minuta, e këshillueshme është që t’i drejtoheni mjekut.
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut-Koha është e çmuar dhe për këtë në momentin kur shfaqen simptomat e para, nuk duhet të prisni më shumë se dhjetë minuta për t’iu drejtuar mjekut, apo për të shkuar në spital sa më shpejt të jetë e mundur. Por cilat janë avantazhet e një ndërhyrjeje të shpejtë? Një ndërhyrje e shpejtë parandalon atakun kardiak, si dhe ndihmon në fillimin e një kure sa më të shpejtë. Në rastet kur zemra ndalon gjatë rrugës kur bëhet transportimi për në spital, ambulancat sigurojnë një trajtim të shpejtë, i cili i paraprin trajtimit të kardiologut./botasot


Leave a Reply