
“…Dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është rezistente si ferri, krahët e saj janë krahë zjarri, flakëmadhe.” (Bibla)
Dashuria e xhelozia vështirë se ndahen. Por kush është xheloz (të gjithë ata që duan, janë xhelozë) kërkon jo vetëm të jetë i kënaqur fizikisht por që objekti i dashurisë t’i përkasë vetëm atij e jo të tjerëve. Në specien njerëzore xhelozia është në proporcion me dashurinë, sipas shkallës së qytetërimit ndryshon edhe forma, shfaqja e fuqia e kësaj ndjenje bijë të erotizmit. Xheloxia lind me dashurinë. Mund të thuhet se e mbështet, në ndonjë rast e mbro;, lufton poliandrinë e poligaminë duke forcuar institutin e familjes. Nuk jam dakort me Tissot apo Rusonë që ja mohojnë këtë ndjenjë njerëzve të egër e kafshëve. Darvini dhe Kanestrini na e kanë shpjeguar mjaft gjerë se kjo ndjenjë është e pranishme në një pjesë të madhe të kafshëve. Edhe ne jemi dëshmitarë të kësaj ndjenje tek pëllumbat, papagajtë etj., që i mbajmë në shtëpitë tona, të cilët jo vetëm janë xhelozë por edhe hakmerren kundër tradhëtisë, siç është rasti i lejlekëve ku mashkulli i ndihmuar nga të gjithë lejlekët e mbysin femrën që ka tradhëtuar. Po kështu edhe shqiponja.
Xhelozia ka gjithmonë një bazë seksuale. Ajo ndjehet edhe mes homoseksualëve, kafshëve e njeriut, e kafshëve të specieve të ndryshme mes tyre. Kështu janë xhelozë majmunet kur gratë i afrohen meshkujve të tyre, po kështu qentë që janë shumë të lidhur me padronen e nuk lejojnë njeri as t’i afrohet apo më keq ta prekë, dhe duket qartë se pse. Kjo ndjenjë, siç shihet nuk është vetëm njerëzore, por universale dhe jo vetëm me përmbajtje seksuale por edhe të formave të tjera pasionale si; dashuria prindër-fëmijë dhe e kundërta (në të cilën nuk mungon një refleks i largët erotik), por edhe mes shokësh, miqsh etj. Shfaqja fillestare por e dhunëshme e xhelozisë njerëzore pas atyre të të egërve, e gjejmë në disa popuj e individë të cilët i mbyllin gratë për të mos i parë të tjerët. Kështu janë të dënuara gratë turke, që tregon për efektet që sjell xhelozia e këtij populli. Po kështu në Libi e Arabi (pothuajse në të gjitha vendet muslimane) në një pjesë të të cilave jetohet ende në poligami (haremet). Në mendjet e këtyre popujve (muslimanë) xhelozia rrjedh nga një botkuptim fetar e hierarkik i klasës e jo nga dashuria, kjo shihet në mënyrën si martohen me (ose më mirë marrin) gratë e shumta, të ligjëshme e të paligjëshme. Për burrin, këtu nuk ka xhelozi për gratë e varrosura në harem, por tabu që nuk preket se ofendon zotërinë, se kështu thotë ligji, që të mos i preket objekti i kënaqësisë e jo se atij i bëhet vonë për to. Për gruan nuk di se mund të ketë pozicion më fyes. Më mirë sipas meje prostitucioni
Logoreci.com.


Leave a Reply