Pas vendimit për dënimin e grupit Drenica 1 dhe 2 ka reaguar deputetja Blerta Deliu Kodra duke shkruar se është indinjuar kur Gjykata shqiptoi dënimin për komdanatët e shquar të UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin
Ajo në një postim në llogarin Facebook ka shkruar se vendimi është i padrejtë sepse UÇK-ja, komandantët dhe ushtarët e saj kanë bërë luftë çlirimtare dhe jo krime të luftës, njofton ShqipëriaeBashkuar.Info.
Lexoni postimin e plotë:
Qytetarët e Kosovës, vërtetë sot janë të indinjuar dhe sidomos qytetarët e Drenicës lidhur me Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila shqiptoj dënimin për komandantët e shquar të UÇK-së, komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, komandanitin e Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtakun, dhe komandantë dhe ushtarë të ish UÇK- së..
Pa dashur të ndërhyjë në Vendime të Institucioneve Gjyqësore të cilat me Kushtetutë janë të pavarura, mendoj se vendimi është i padrejtë sepse UÇK-ja, komandantët dhe ushtarët e saj kanë bërë luftë çlirimtare dhe jo krime të luftës!
Për më tepër shqiptimi i dënimit në kohen kur vendi ynë gjendet para sprovave vendimtare për të ardhmen tonë është një sinjal i keq!
Përsonalisht si deputete jam thellësisht me familjet e të denuarve padrejtesisht dhe jam e bindur ashtu siq janë të bindur qytetaret e vendit tim që pafajësia e gjithë të dënuarve do të dëshmohet dhe do të vërtetohet në një proces në të cilin Lufta jonë ka qenë e pranuar dha ka vendosur fatin e Kosovës së bashku me miqtë.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply