Si cdo vit në muajin maj nga Komiteti i shoqatave dhe asosacioneve të huaja që veprojnë në Danimarkë (KUKS) organizohet një aktivitet vjetror ,ku prezantohen arritjet dhe sukseset e vitit që lamë pas,por dhe detyrat që kemi përpara ,po ashtu dhe aktivitet që do të zhvillohen gjatë vitit.
Në këtë aktivitet të përvitshëm është e përfshirë edhe shoqata “Alba – Dansk” . Ky aktivitet sivjet u zhvillua në një nga kishat e nacionaliteteve . Kisha ishte e nacionalitetit gjerman. Jo pa qëllim u organizua ky aktivitet i rëndësishëm këtu së bashku me përfaqësues të të gjitha shoqatave dhe të ambasadave që veprojnë në Danimarkë. U zhvillua për arsyen për ti treguar të pranishme që Danimarka dhe populli danez nuk bëjnë dallime,ku të gjithë gëzojnë respektin e vet dhe e gjejnë veten në këtë shtet të barabartë me të gjithë popullin danez,duke u dhënë mundësi edhe për të organizuar e manifestuar ritet e tyre fetare.
Në këtë aktivitet krahas Presidentit të KUKS-it, që i përshendeti të pranishmit ,njëkohsisht dhe përfaqësuesin e ministrisë së besimeve fetare dhe dipllomatet e pranishëm ,ai i njohu të pranishmit edhe me rrugën 45 vjecare të KUKS – it. Më pas e morën fjalën edhe të tjerë përfaqësues të këtij Komiteti dhe të pranishmit i përshëndeti edhe Dipllomatja e ambasadës së Marokut në Mbreterinë e Danimarkës,ku ajo bëri përshëndetjen për Komitetin ,për ftesen dhe përshendeti të gjithë kolegët dhe te pranishmit. Ne fjalën e saj ajo u ndal ,në marrëdhëniet e mira që ka midis besimeve në Danimarkë dhe midis mirëkuptimit në popullit danez dhe të huajve që jetojnë në Danimarkë. Ajo u ndal edhe në luftën kundër terrorizmit ,që duhet bërë një punë e mirëorganizuar dhe në bashkëpunim me të gjitha shtetet.
Më pas ishte organizuar një dreke e cila ishte pregatitur nga shkolla e hotelerisë dhe e Kuzhinës në Kopenhagen. Nxënësit prezantuan para të pranishmeve ,gatimet që kishin bërë ,duke këkuar edhe mendimet e të gjithëve për shijet e ushqimeve të pregatitura nga ato.
Pas kësaj dreke të këndëshme dhe me pije të ndryshme u bë një vizitë në ambjentet e kësaj kishe të vjeter ,që fillimet i ka rreth viteve 1600 apo më parë. Ciceroni u tregoi të pranishmeve për historikun e kësaj kishë shekullore dhe për objektet kryesore të saj.
Më pas u organizua edhe mbledhja e kryetarve të shoqatave ku u bë një analizë e hollësishme e punës së këtij komiteti,deri në detajet më të vogla. E moren fjalën dhe diskutat të ndryshëm ku prezantuan punën e tyre .
Edhe Kryetari i shoqatës “Alba – Dansk ” e mori fjalën ,ku prezantoi punën e bërë nga shoqata gjatë një viti ,se dhe disa objektiva për vitin në vazhdim,por dhe për bashkëpunimin me shoqatat e tjera të vendeve të ndryshme të botës,por dhe ato daneze ,si dhe aktivitet me Komunën e Kopenhagës.
Presidenti i KUKS prezantoi edhe datën e mbëmjes gala që do të mbahet në muajin tetor dhe i ftoi të gjithë që të bëheshin pjesë e kësaj feste të madhe gala ,që sivjet përkon edhe me 45 vjetorin e krijimit të këtij Komitetit.

Ky aktivitet u mbyll për këtë rallë për tu takuar e për të komunikuar për aktivitetin tjetër të rallës.
Aktivitete të tilla te zhvilluara nga KUKs në bashkepunim me shoqatat janë të një niveli të lartë,ndaj është kënaqësi të marrësh pjesë në të tilla aktivitete,ku shoqata “Alba – Dansk” është një ndër më të privilegjuarat që është gjithnjë e pranishme në këto aktivitete të këtij niveli.





















































Sektori i Shtypit “Alba – Dansk”


Leave a Reply