Një propozim për vënien e e një kuote 40 përqind për gratë në bordet e kompanive të renditura publikisht në BE deri më 2020 ka mbetur pezull.
Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje
Sipas propozimit, kompanitë mund të ndeshen me gjoba në qoftë se nuk rezervojnë 40 përqind të vendeve të tyre të bordit për gratë deri më 2020. [Reuters]
Një propozim për të futur një kuotë të detyruar për gratë në bordet e kompanive të renditura publikisht anembanë BE deri më 2020 u shty pas më 23 tetor mes pyetjeve rreth ligjshmërisë së tij dhe kundërshtimit të planit nga një numër i anëtarëve të bllokut.
Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barrozo vendosi kundër vënies së propozimit në votim në takimin me dyer të mbyllura të krahut ekzekutiv të BE-së të martën, për të shmangur kundërshtimin e propozimit. Po të ndodhte kjo, plani do të ishte eleminuar tërësisht.
Propozimi u prit me kundërshtim nga nëntë anëtarë të BE-së, duke përfshirë Bullgarinë, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malta, Hollanda e Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet e tyre i dërguan një letër Komisionares së Drejtësisë të BE-së Vivianë Reding, që hartoi legjislacionin, duke pranuar se kishte një numër të pamjaftueshëm grash në bordet e drejtorëve, por thanë se ishin kundër “miratimit të masave të detyrueshme ligjore në nivel evropian.”
Ginka Mashova, një zëdhënëse për Ministrinë e Punës e Politikës Sociale të Bullgarisë, tha se politika e qeverisë është të nxisë barazinë midis burrave e grave dhe është kundër diskriminimit bazuar në gjininë në punësim.
“Detyrimi i kuotave nuk do të zgjidhte problemin,” i tha ajo SETimes, duke shtuar se ka një nevojë për të nxitur së pari nismën e Reding brenda shoqërisë bullgare me qëllim që të ngrejë kuptimin e çështjes.
Reding tha në Twitter se “do të heqë dorë.” Ajo tha se legjislacioni do të kthehet në rendin e ditës të KE-së “përpara fundit të nëntorit.”
“Anembanë BE, bordet e kompanive janë tani të mbizotëruara nga një gjini: 86.5 përqind e anëtarëve të bordit janë burra,” tha Reding.
Komisionerja u bëri thirrje kompanive më të mëdha të bllokut të marrin masa vullnetarisht për të rritur numrin e grave në bordet e tyre, tha Nina Andreeva, zëdhënësja e Reding, Radios Kombëtare Bullgare në një intervistë të fundit.
“Një vit më vonë, numri i grave në bordet e kompanive është rritur me vetëm 2 përqind: vetë-rregullimi u vërtetua jo i efektshëm,” tha ajo. “Kjo është se pse Reding do të [heqë] pengesën e padukshme që ende i pengon gratë e talentuara për arritjen e pozitave administruese të nivelit të lartë.”
Në qoftë se propozimi i Reding miratohet dhe hyn në fuqi, kompanitë që nuk përmbushin detyrimet për të hequr mënjanë 40 përqind të vendeve të bordeve të tyre për gratë deri më 2020 do të ndeshin gjoba të BE-së.
OJQ-të bullgare që punojnë në fushën e barazisë së gjinive “mbështesin plotësisht nismën e Reding,” i tha SETimesGjenoveva Tosheva, drejtore administratore e Fondacionit bullgar për Kërkimin Gjinor. “Gratë llogariten për vetëm 11 përqind të anëtarëve të organizmave administruse” të kompanive më të mëdha publike të vendit, shtoi ajo.
Fondacioni tha gjithashtu se gratë në Bullgari përbëjnë një shumicë, duke bërë 51.3 përqind të popullsisë së vendit kundrejt 48.7 përqind të burrave. Për më tepër, numri i femrave me diplomë universitare, përfaqëson 22.3 përqind të të gjitha grave në vendin Ballkanik, që është më i lartë se i burrave me arsim të lartë, 16.7 përqind e shtetasve meshkuj të Bullgarisë.
Mihail Janov, pronar i Marketing Partners Company, me qendër në Sofje tha se mbështeste idenë e më shumë grave për të qenë në bordet e kompanive si parim.
“Së pari, gratë janë negociatore më të mira. Ato janë gjithashtu më të hapura ndaj [problemeve të] grupit social ku jetojnë, apo mjedisit të biznesit ku veprojnë. Kjo është pjesë e natyrës së tyre,” i tha ai SETimes. “Duke ditur këto të gjitha, një pjesëmarrje më e ekuilibruar e burrave dhe grave do të ishte përfituese për biznesin në përgjithësi.”
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply