Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, i është përgjigjur shqetësimit të opozitës për mos lejimin nga ana e mazhorancës për hetimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
Rasmusen i ka kthyer përgjigje letrës që deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, i kishte dërguar disa ditë më parë, ku shprehet se Ministria e Mbrojtjes duhet t’i përgjigjet kërkesës së Parlamentit.
“Mbikëqyrja parlamentare është një detyrim thelbësor në demokraci dhe në vendet parlamentare. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në çështjet e mbrojtjes. Është në interes të vendit bashkëpunimi i ngushtë dhe konstruktiv mes institucioneve”, shprehet në letër Rasmunsen.
Ndërkohë, dje Konferenca e Kryetarëve e cilësoi si jo në përputhje me ligjin kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin e Imamit por kjo kërkesë pritet të hidhet për miratim gjatë seancës së ardhshme plenare.
Burimi: Gazeta Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply