SARANDE – Palma, pema karakteristike e qyteteve bregdetare, po kërcënohet nga virusi, që u kalb gjethen dhe u lë vetëm trungun. Virusi, i cili është shfaqur muaj më parë tek palmat e Otrantos (Itali), si dhe në disa bregdete të shtetit helen, ka “udhëtuar” së fundmi edhe drejt bregdetit të Sarandës.
Inxhinieri i gjelbërimit të Sarandës, Kristo Kauri, thotë se, “prekja e palmave të qytetit nga virusi është me pasoja deri në zhdukjen e tyre”.
Sipas tij, ky virus deri tani nuk është luftuar me efikasitet dhe sipas të gjitha gjasave ai do të vijojë të dëmtojë palmat.
Në një situatë të tillë 250 palmat që numërohen në Sarandë kanë filluar të zverdhen në fletë, ndërsa virusi shkatërrues po avancon dita- ditës.
“Për minimizimin e sëmundjes është bërë përpjekje për të blerë preparate”, thotë inxhinieri i gjelbërimit Kauri, duke shtuar se këto preparate rezultuan të skaduara dhe nuk dhanë rezultat.
“Nuk e kuptoj, tha Kristoja, se si mund të blihen medikamente pa marrë parasysh mendimin dhe sugjerimin e specialistëve, pasi deri tani me lekët e konsumuara për këtë qëllim nuk kemi bërë asgjë dhe po harxhojmë pa “bereqet”, nënvizon Kristo Kauri tepër i shqetësuar për gjendjen kritike të palmave të qytetit.
Sipas tij, jo vetëm që duhen siguruar medikamente cilësore, por duhet që edhe ndërhyrjet të bëhen në kohë optimale, pasi pasojat do të jenë fatale.
Burimi: Balkanweb
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply