
Sipas versionit të MPB-së, rreth orës 21:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm para Qeverisë së Maqedonisë.
Portali Press24 duke u thirrur në burime policore bën të ditur se është lokalizuar vendi ku ka shpërthyer mjeti i paidentifikuar shpërthyes.
Ekipet për antiterrorizëm të MPB-së janë në vendin e ngjarjes, ndërsa në këtë zonë vërehet një prani e shtuar policore.
Mjeti shpërthyes është lokalizuar në hapësirën menjëherë afër përmendores së njohur “13 Nëntori” vetëm 5 metra nga ndërtesa e Qeverisë.
Ky shpërthim siç mësohet ka qenë i fuqishëm dhe se banorët të zonës përreth kanë theksuar se kanë dëgjuar një shpërthim tronditës dhe të fuqishëm.
Nga informacionet e para nuk bëhet e ditur për dëme të shkaktuara. (INA)
23:00 – Qeveria e Maqedonisë sonte është sulmuar sërish me një granatë, dhe se deri tani nuk dihen dëmet e shkaktuara. Siç mësohet granata ka rënë në hapësirën pranë Qeverisë, dhe se sipas mediave maqedonase, ajo është hedhur nga ana e Qeverisë që është përballë urës “Goce Dellçev” që shpie drejt Kalasë.
Ekipet policore janë të pranishme në këtë zonë dhe se ajo është e rrethuar nga forca të shumta.
MPB ka konfirmuar për sulmin, duke theksuar se është gjuajtur një granatë nga një granatahedhës, por nuk jepen detaje të tjera. (INA)
INA


Leave a Reply