Për 4-5 persona duhen: 1/2 kg miell misri, 2 di qumësht, pak kripë, 10 gr. Sheqer, l tharm i bukës;
Për yç:1/2 kg djathë, 250 gr sheqer, 3 ve, l qese vanilje, 2 lugë miell, rrush i tharë
Postuar: 14:25; 22/10/12 •
Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.
Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.
Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.
Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply