Zbuloni 5 veprime të vogla për t’u realizuar në fund të ditës për të gjetur qetësinë dhe paqen shpirtërore.
Për të harruar ditën e punës
Ndërkohë që jeni ende në punë, në fund të ditës, merrni pesë minuta nga koha e punës.
1. Uluni në mënyrë të rehatshme dhe mbyllni sytë.
2. Vihuni në gjëndje dëgjimi të ndërgjegjshëm ose frymëmarrjeje të ndërgjegjshme.
3. Përcaktoni qëllimin tuaj. Për shëmbull: “Do të dëshiroja që ky ushtrim të bënte të mundur që unë të largohesha nga puna i çliruar brënda zëmrës, mendjes dhe trupit tim.”
5. Flisni me vete me qetësi, duke pranuar se dita e punës ka mbaruar. Thoni diçka të ngjashme me “Mbarova punën” ose “Tani do të iki nga puna” ose çfardo shprehje tjetër që ju duket e arsyeshme.
6. Merrni frymë edhe pak në mënyrë të ndërgjegjshme.
7. Përfundoni, duke hapur sytë dhe duke lëvizur me qetësi.
Rizbuloni hapësirën tuaj të përditshme
Imagjinoni që kthimi juaj në shtëpi pas punës i përngjan rizbulimit të një vepre arti: çdo vitrinë, trotuar, kopësht, makinë apo këmbësor, do të ishte si një vizitë në një muze. Imagjinoheni rrugën e kthimit në shtëpi si një vepër monumentale dhe shikoheni çdo ndërtesë si një mrekulli arkitekturore që ju habit dhe ngazëllen.
Vini re çdo pemë të rrugës dhe mendoni se për nuancë të së blertës ka një emër të veçantë. Kthimi juaj në shtëpi është një rast për ta parë botën sikur të ishte hera e parë. Mund të shikoni gjëra të jashtëzakonshme, si xhamin e një vitrine, disa nxënës që dëfrehen apo buzëqeshjen e një kalimtari.
Pas pune, vini mëndjen në lëvizje dhe zhytuni imazhet dhe zhurmat e lagjes suaj. Mos harroni që të relaksoheni, të merrni frymë e të shfrytëzoni momentet deri në mbrëmje. Është momenti i përkryer për t’u çliruar nga barra e punës dhe për të vështruar njerëzit dhe vendet gjatë rrugës për në shtëpi. Lërini imazhet dhe tingujt të qetësojnë mëndjen tuaj. Kur të mbërrini në shtëpi, do ta keni rimarrë veten dhe do të ndjeheni të gatshëm për të marrë atë që ju pret.
Stimuloni sensualitetin tuaj
Të gjithë kemi një anë sensuale. Sensualiteti është një pjesë e rëndësishme dhe natyrale e qënies sonë: ai ka ndikim në këndvështrimin tonë për jetën, mënyrën tonë për të krijuar marrëdhënie dhe mënyrën se si hymë ne në komunikim intim me të tjerët. Edhe në rast se na ndodh të harrojmë nëvojat tona të sensualitetit, pjesa më e madhe e njerëzve ndjejnë një nevojë të padiskutueshme për eksperienca sensuale në jetë.
Nëpërmjet këtij ushtrimi, ju propozojmë të zbuloni disa mënyra imagjinare për të shfrytëzuar sensualitetin tuaj dhe për të nxjerrë në pah energjinë sensuale të cilën dësëhironi më tepër. Qëndroni disa momente në qetësi për të menduar në vetëmi dhe përpiloni një listë me mëndje apo me shkrim për atë që ju do të ishit gati të provoni për të shtuar vitalitetin e brëndshëm sensual. Më poshtë po ju japim disa ide për të filluar.
Bëni një masazh qetësues me një krem aromatik në të gjithë trupin duke fërkuar çdo pjesë të trupit dhe duke e falenderuar për gjithçka që ka bërë për ju.
Vlerësoni pesë pjesë të trupit që ju bëjnë të bukur e të veçantë.
Rikujtoni për një moment se ku ju ka dhuruar një kënaqësi të veçantë një pjesë e trupit tuaj dhe kur një person ju ka bërë një kompliment për trupin apo sensualitetin tuaj.
Rregulloni një problem që nuk është zgjidhur
Kur disa situata të vështira nuk rregullohen, kjo gjë mund t’ju pengojë që të qetësoheni mjaftueshëm për të kaluar një natë të mirë me gjumë. Mundohuni të kuptoni se çfarë ju shqetëson: ndjeheni në vështirësi? Keni probleme me diçka, dikë apo një ngjarje të ditës? Ndoshta ky është momenti për t’u marrë pesë minuta me një çështje që nuk është zgjidhur.
1. Merrni frymë dhe dëgjoni ndërgjegjen për rreth pesë minuta.
2. Përcaktoni një qëllim. Për shëmbull: “Ky ushtrim të më ndihmojë për të rikthyer qetësinë!”
3. Merrni frymë dhe dëgjoni edhe njëherë ndërgjegjen për pak kohë!
4. Përqëndroni vëmendjen tek ajo që ju shqetëson. Vërini një emër: një problem shëndetësor, marrëdhënia apo puna ime, për shëmbull.
5. Merrni frymë dhe pyesni veten me butësi: “Si të gjejë qetësinë në këtë situatë?” Dëghoni me durim për të marrë përgjigjen që del brënda jush. Dëgjoni me ngulm dhe pa gjykuar. Përgjigja ndoshta mund të jetë thjesht me një fjalë, një me një imazh apo një tingull. Bëjeni edhe njëherë pyetjen nëse kjo gjë mund t’ju ndihmojë.
6. Në rast se nuk merrni një përgjigje me vlerë, pranoni që disa gjëra kërkojnë më shumë kohë se gjëra të tjera. Pranoni që ju e keni bërë pyetjen dhe do ta bëni përsëri sa herë që t’ju duhet dhe mos mendoni më.
Kultivoni paqen shpirtërore
Që prej dhjetëra shekujsh, taoistët i bëjnë lutjet e mëngjesit e të mbrëmjes duke besuar se ritet e mbrëmjes mund të qetësojnë shpirtin, të rigjallërojnë energjinë e të përmirësojnë gjumin. Nëpërmjet këtyre lutjeve dhe këtyre meditimeve të përditshme, shefat taoistë kultivojnë paqen e brëndshme në harmoni me paqen e jashtme të mbarë botës. Sonte, gjeni kohën për të thënë lutjet tuaja, për të falenderuar për të mirat e ditës, për t’u hapur për aventurat që ju presin dhe për të ushqyer paqen brënda vetes.
1. Qëndroni ulur në dhomën tuaj duke marrë frymë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të qetë, vendosni dy duart në zëmër.
2. Thoni me zë të lartë: “Sonte do ndjek gjurmët e të urtëve të moçëm. Me çdo frymëmarrje, unë rikthej paqen e brëndshme e të jashtme, në zëmrën time e në botë.”
3. Gjatë këtyre çasteve të qetësisë, ju çliroheni nga mendimet dhe ndjenjat negative që pengojnë mirëqënien tuaj shpirtërore.
4. Thoni me zë të lartë: “Kultivoj një mirëqënie të qëndrueshme brënda meje. Këtë vullnet të mirë e çoj përtej kufijve të trupit tim, me qëllim që ai të shtrihet në të gjithë botën.”
http://www.living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply