
Reagim ndaj te pavertetave te Milaim Zekës!
Lidhur me deklarimin e mbremëshme te Milaim Zekës ne RTK, lidhur me ngjarjen kriminale te grupit te tij ndaj shokëve dhe LRSSHJ, perkatesisht therrjës me thikë te Sylë Nuhes dhe te Haxhi Beges nga Musa Daka, dua te deklaroj këtë:
1. Dihen emerat e komisionit dhe duhet ata te intervistohen.
Ne komision ishin:
Fahredin Tafallari,
Muhamet Kelmendi,
Xhavit Ramabaja,
Zymer Kryeziu dhe
Hyzri Reka.
2. Çdo gjë e thënë nga I.Kelmendi qendron.
3. Le te lexohet libri i Z. Tafallari.
4.Kurdo gazeta apo Z.Milaim dalim para kamerave dhe bisedojmë per situaten e ateherhme.
5 . Ishte organizim i Skenderit dhe Milaimit, sikunder dhe e vet Hafiz Gagices, me shokë per te bërë ate dhunë.
6. Asgjë nuk ka te bejë z.Kelmendi me situaten e tillë.
7. Përgjigje mund te japin 5 anëtaret kryesor te komisionit.
8. Ne takim nuk ka qenë çeshtja per E. Hoxhën po per ofendime dhe luftë kunder LRSSHJ, qe referati i tillë përbente ne vete.
9. Komisioni prej pesë vetave vendosi qe te lexohet referati i LRSSHJ, e jo referati i individeve.
10. Ne fund te fundit ky ishte takim i LRSSHJ e jo i tyre.
Nga ajo kohë Milaimi me shokë nuk ishin me kurrë anëtarë te Levizjës dhe pas themelimit te UÇK as te kësaj organizate.
Perkundrazi!
Ata dolen me një gazetë te veten dhe filluan ofendimet mbi baza morale etj. Pas një kohe e ndalen botimin.
Ne vitin 1989 ne Kopenhagen organizihet nga LPRK një demonstratë. Udheheqes i saj caktohet nga Kryesia Musa Gjaferi , ndersa ndihmes kryesor Gjemil Zeqi. Edhe ketu Milaim Zeka tenton te intervenoje jashtë percaktimeve te organizatorit (deshmitar Musa Gjaferi). Por, pas intervenimit, çeshtja u mbulle dhe demonstrata kalojë shumë mirë.
Deri ne vitin 1998 nuk dihet gjë me nga LPK dhe nga UÇK per këtë njeri.
Ne vitin 1998, pas renjes heroike te Adem, Shaban dhe Hamez Jasharit, si dhe te shumë anëtareve Jasharaj, Kryesia e LPK, vendosi te përgatitë një film per Familjen Jashari. Per këtë ngarkohet Azem Syla, sepse ai deklaroi se e ka njeriun e duhur. Doli se ishte Milaim Zeka. Iu dhanë parat prej 20 mijë DM dhe doli filmi, te cilin publiku e njehë ( deshmitar Azem Syla).
Pas kesaj kohe nuk di gjë per këtë njëri.
Duhet thënë gjithashtu se nuk ka asnjë marrevedhje me asnjë parti per ushtrime te perbasheta ushtarake ne Shqipëri.
Marreveshje ka patur ne vitin 1991/92 vetem me ish kryetarin e Shqipërisë Ramiz Aliun per ushtrime ushtarake atje.
Kendej ka qene ne ushtrime edhe Adem Jashari etj.
Ky hero dhe te tjeret iu kanë bashkuar me vonë UÇK-së.
Një punë te madhe ne realizimin e ketij vendimi ne Shqipëri e pati bërë edhe Halil Alidema.
Ne kohen e tillë marreveshje ka patur me qeverinë ne egzil per tubimin e nga një mijë frankave, perkatesisht markave, apo ne kunder vlere tjeter, per blerje te nga një arme. Parat e tilla i ka marrë qeveria e BB, perkatesisht Isa Mustafa, si minister i financave.
Edhe sot nuk dihet fati i atyre mjeteve. Armet kurrë nuk janë blerë.
Ku kane mbetur mjetet nuk di?!!!
Kjo është e verteta.
Me respekt M. Kelmendi
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply