
Një ndër vlerat më të spikatura të kulturës tradicionale shqiptare që e dallojnë dukshëm nga vendet tjera evropiane e më gjërë janë: Besa, Mikpritja dhe Toleranca Fetare.
Shkruan: Leonorë MAKOLLI/ Info Globi
-Besa ka qenë një nga cilësit më madhore të shqiptarit, dhe si e tillë kishte përmasat e një kushtetute të paparë e të padëgjuar ndonjëherë. Besa ishte një mekanizëm që vepronte konkretisht në jetën e shqiptarit me fuqi të plota administrative dhe që për periudha të gjata ka zëvendësuar gjyqet, policinë dhe forcat e rendit në një pjesë të madhe të vendit.
-Pra, standardi etik i shqiptarit është besa- fjala e dhënë, si garanci për të mbushur detyrimin e marrë. Pavarësisht se si kanë qenë rrethanat, kur një shqiptar ka dhënë fjalën apo besën, ajo nuk ka guxuar të shkelet dhe nuk ka pasur gjithashtu nevojë për asnjë lloj marveshje të shkruar. Shqiptari ka parapëlqyer më mirë të vdes sesa të shkelë këtë detyrim.
-Që të bëhej më e imponueshme në vetëdijën e njerëzve, besa lidhej në vendet që konsideroheshin të shejta si: kisha, xhami, teqe, tyrbe etj. Në situata lufte, kur koha nuk priste për të shkuar në këto vende, besa lidhej edhe mbi varret ose kufomat e të rënëve në luftë. Pra, opinioni i kryente ato funksione që në shoqërit me sistem shtetëror të konsuliduar i realizojnë kryesisht strukturat policore, gjyqësore etj. Në bashkësitë e fshatarëve malësor nuk kishte nëpunës të profilve sikurse punonjës të gjendjës civile, xhandar e specialist policie, gjyqtarë, prokurorë, avokat etj. Këtu rol kryesorë luante sistemi i lidhjeve miqësore, miku që në shumë aspekte konsiderohej si “nëpunës” i cili i kryente të gjitha funksionet e bashkëjetesës në bashkësitë fshatare të zonave malore të papushtuara.
-Dalloheshin këto lloje të besës: besa 24 orëshe, besa e katundit, besa e miqëve dhe e dashamirëve, besa e fisit, besa e gjësë dhe e cobanit.
-Në rast të shkeljës së besës, kanunet shqiptare parashikonin ndëshkime të rrepta dhe poshtëruese për të gjith ata që prisnin mikun në besë dhe nuk e respektonin mikun sa duhet çoft ky edhe hasmi i tij. Sipas nenit 648 të KLD ai që pret mikun në besë grihet (vritet) katunarisht dhe shkon gjak-hupës.
-Edhe autorë të ndryshëm, të cilët e kanë studiuar besën shqiptare si fenomen të rrallë të një populli, kanë konstatuar se feja e shqiptarit vërtet është besa e tyre. Autorët e huaj thonë se kur një shqiptar e ka besën, ai njeri i ka të gjitha virtytet e një njeriu.
-Në folklorin shqiptar ka një numër të madh fjalësh të urta që e çmojnë besën si: “Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala” ; “Muri luan, besa s’luan” ; “Ku është shpresa aty është edhe besa”; “Besa është më e fortë se deka”; “Jepe jetën, mos e the besën”etj. Fjalët “Besa-besë” si dhe ideja “shqiptari kur jep fjalën, ther djalin”, kanë qenë më madhore e më të shenjta se çdo nen kushtetute, betimi e morali fetar.
-Besa është një tipar me rëndësi i vlerave morale të një personi, dhe ai që nuk mbanë fjalën e dhënë ose besën, humb respektin e mjedisit ku jeton.
-Sot me keqardhje mund të themi se është dobësuar besa e besueshmëria midis vetë shqiptarëve. Janë krijuar përçarje të shumta, të cilat japin shembullin e keq edhe te vendet e tjera, me përbuzje e përçarje, e me gara elektorale të kthyera në beteja lufte.
-Mirëpo, s’duhet harruar kurr faktin që besa është virtyt i qenësishëm i identitetit dhe karakterit kombëtar, traditë, zakon e simbol i kombit shqiptar./infoGLOBI/


Leave a Reply