shqiptar Sali Berisha sot në Tiranë ka pritur në një takim liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Berisha dhe Ahmeti biseduan miqësisht rreth zhvillimeve politike në të dy vendet tona, proceset integruese si dhe rreth festimeve për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të flamurit kombëtar shqiptar.
Kryeministri Berisha përgëzoi kryetarin Ahmeti për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni dhe shprehu mirënjohjen e tij për autoritetet qendrore dhe lokale, botën akademike dhe shoqërinë civile, për kontributin e tyre për ta shënuar këtë përvjetor në mënyrë madhështore edhe në Maqedoni, theksohet në një komunikatë pas takimit.
Kryetari Ahmeti informoi Kryeministrin Berisha për zhvillimet e fundit në Maqedoni duke u përqëndruar kryesisht në aktualitet politike, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, dhe çështje tjera të interesit të ndërsjellë.
Lideri BDIsë gjithashtu ftoi kryeministrin Berisha që të marrë pjesë në manifestimin qendror gjithëpërfshirës të shqiptarëve të Maqedonisë për shënimin e 100 vjetorit, me ç’rast Kryeministri Berisha me gjithë kënaqësinë pranoi ftesën dhe falemnderoi të gjithë shqiptarët në Maqedoni për aktivitetet e tyre të shumta për të shënuar këtë përvjetor të arirë të shqiptarëve.
Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për proceset integruese me ç’rast Kryeministri Berisha ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa Kryetari Ahmeti foli për domosdoshmërinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe të zgjidhjes së çështjes së emrit që po mban peng proceset integruese të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kryetari Ahmeti po qëndron në një vizitë dyditore në Shqipëri ku përveç takimit me kryeministrin Berisha, do të realizojë edhe takime bilaterale me personalitete tjera politike të Shqipërisë si dhe do t’ju drejtohet delegatëve në Konventën e Lëvizjës Socialiste për Integrim. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply