Arkivi shtetëror Korçë, askush nuk interesohet për dokumente të paekspozuara.
KORÇË – Nëse në Tiranë, veçanërisht nga qeveria, flitet herë pas herë me mjaft pathos mbi atë çfarë po bëhet dhe do të bëhet për kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, institucionet e shtetit nëpër rrethe gjenden në gjumin letargjik të tyre. Edhe nëse ndonjë shkëndijzë, krejt spontane, përpiqet të ndizet nga përfaqësues të partive politike, shuhet sakaq. E gjitha kjo tregon se festimi i 100-Vjetorit të Pavarësisë po “mbytet” nga politika në përpjekjet e saj për të përfituar sa më shumë që të jetë e mundur kredo politike.
Mënyra se si po e sheh politika këtë ditë të shënuar të popullit shqiptar, ka lënë të mënjanuar studiuesit, historianët, njohësit e shkencave të ndryshme, intelektualët etj, pasi këta të fundit, përveçse nuk po ndihen të motivuar, po e gjejnë veten të eklipsuar prej saj. Veç kësaj, përsa kohë që partitë politikë do të nxitojnë për të treguar se kush do të ngrehë flamurin më lart, njerëzit e dijes dhe të shkencës do të qëndrojnë larg për të mos u akuzuar se “ky ishte i përdorur nga Rama” dhe “ky tjetri ishte shërbëtor i Berishës”.
Gjithçka e shkruar më sipër duket mjaft qartë nga vetë heshtja e madhe që ka mbuluar qarkun e Korçës. Edhe pse në Korçë gjendet akrkivi shtetëror vendor, i pasur me vlera historike dhe kombëtare, deri më tani askush prej studiuesve, historianve, intelektualëve apo njerëzve të shkencës, që mund të ndihmonin me interpretimet e tyre, nuk kanë shfaqur asnjë lloj interesi për t’u njohur me këto vlera, edhe pse ato nuk kanë qenë të ekspozuara kurrë më parë. Vetë mungesa e kureshtjes, tregon për një defeket të madh në festimin e këtij përvjetori
E keqja nuk përfundon këtu: mosinteresimi ka qenë i njëjtë edhe nga institucionet qendrore vendore të qytetit të Korçës, por edhe nga institucionet vendore të dy rretheve të tjera: Devolli dhe Kolonja. I vetmi institucion që vërtet ka qenë i ipenjuar në përgatitjet për festimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, është muzeu i Pogradecit, i cili së shpejto do të ekspozojë materale dhe fotografi të Arkivit të Shtetit në Korçë, të tilla që nuk kanë qenë të njohura deri më tani
Shqetësimi në fjalë, për mosbashkëpunim me arkivin e Korçës u bë i ditur nga burime pranë këtij institucioni, të cilat pohuan se deri më tani institucionet shtetërore kanë qëndruar tejet të heshtura. Një mosinteresim i tillë kaq i thëllë ka lënë të befasur, punonjësit e Arkivit, pasi këta të fundit, me shumë entuziazëm, ishin parapërgatitur që të ofronin për institucionet dhe njerëzit e dijes gjithë materialet e panjohura që kishin në dispozicion, por që në të vërtetë nuk ndodhi kështu.
Burime pranë Arkivit bënë të ditur gjithashtu se në këtë institucion ekzistojnë materiale, fotografi, dokumente, të dhëna për personalitet të ndryshme etj, të panjohura më parë, por për raste të tilla, siç shpjeguan burimet e përmendura më sipër, Arkivit i duhen bashkëpunëtorë, specialistë të fushve të ndryshme, me qëllim që çdo ekspozim t’i shërbehet sa më mirë njohjes së dokumentacionit, vlerave reale të tyre, por edhe përgatitjes së kumtesave. “Askush nuk u afrua pranë Arkivit, edhe pse ne kemi qenë të gatshëm të ndihmojmë në çdo kohë me vlerat historike kombëtare që disponojmë. Shpresojmë që interesimin e muzeut të Pogradecit ta ndjekin edhe institucionet e tjera vendore të qarkut”. Ishte kjo një lloj thirrjeje nga Arkivi i Shtetit në Korçë.
Nga të gjitha këto duket qartë se në Tiranë bëhet shumë zhurmë, në rrethe nuk ndodh asgjë.
/Shekulli Online/V.Hasani/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply