situatë e vështirë është krijuar sot në mëngjes në portin e Durrësit nga reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq.
Bëhet e ditur se porti është gjendur në një kaos të vërtetë, pasi forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur deri në 5 ballë. Kjo ndihmohet edhe nga erërat, të cilat mësohet se kanë aktualisht një shpejtësi të madhe, duke vështirësuar së tepërmi punën në port.
Jo vetëm puna në port, por edhe vetë lagjet e qytetit të Durrësit kanë shfaqur problem nga reshjet e dendura të shiut, ku janë regjistruar përmbytje në lagjet periferike të këtij qyteti. Ndërkaq mësohet se përmbytje janë shkaktuar edhe në zonën pranë Kodër Vilës në Durrës.
E njëjta situatë paraqitet edhe në portin bregdetar të Vlorës, ku si rezultat i motit të keq dhe reshjeve të shumta është pezulluar puna edhe në këtë port.
/Shekulli Online/ M.B/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply