
Ja disa nga rreziqet e shumta si pasojë e mosmartesës;
rreziku trupor dhe shëndetësor. Mosmartesa shpie gjer tek prostitucioni dhe sëmundjet ngjitëse vdekjeprurëse si: sida, sifilizi, gonorea, papiloma e njeriut, sëmundja e adoleshencës së hershme etj.
rreziku moralo-shpirtëror. Si rrjedhojë e mosmartesës paraqiten devijime të rënda morale
dhe shpirtërore. Kështu kemi prostitucionin, pastaj homoseksualizmin, pedofilizmin e
shumë të tjera të këtij rangu, e tek këta persona shtohet harresa, bie interesimi i tij
për aspekte tjera të jetës (ai është indiferent ndaj tyre), ai bëhet barrë dhe fatkeqësi
e shoqërisë. Kështu kemi paraqitjen e disa dukurive si: rini rrugaçe, huligane e dhënë
pas epsheve, gjeneratë e ngatëruar dhe e sëmurë në trup, moral, mendje dhe shpirt, tregtues
pasionesh e instiktesh që merren me shitjen e femrave në shtëpitë publike, lokale të
natës ku femrat zvishen pa fije turpi para meshkujve, libra erotikë, revista pornografike,
filma të fëlliqur, grupe hipikësh që u ngjasojnë shtazëve etj. Ndaj jo rastësisht ish
kryetari sovjetik Nikita Hrushçov më 1962 deklaroi haptazi se ardhmëria e Rusisë është
në rrezik, se rinia ruse nuk e ka të sigurtë ardhmërinë për shkak se është fundosur në
amoralitet dhe e dhënë pas pasioneve të shfrenuara si shkak i mosmartesës. Në të njejtën
kohë ish presidenti amerikan Xhon Kenedi e deklaroi të njëjtën për rininë amerikane, duke
e emëruar kështu: “rini e cila nuk martohej e kështu çonte një jetë të çrregulluar, e
paaftë dhe e pandërgjegjshme ndaj shoqërisë”. Francezëve të mundur në Luftën e Dytë
Botërore, marshali Peten ua tërhoqi vërejtjen kështu: “O miq ne na shkatërroi dëfrimi!
“. Pastaj vazhdoi: “Shqyrtoni mire gabimet tuaja dhe do t’i gjeni më të rënda. Ju s’deshët
fëmijë, e braktisët jetën familjare. i shqelmuat vlerat e larta shpirtërore. Kudo kërkuat
epshin…” Ndaj historia tregon se popujt kanë kërkuar rrugëzgjidhje për t’i çuar të rinjtë
në martesë me qëllim që të mundin të vazhdojnë ekzistencën dhe bashkësinë e tyre.
Në perandorinë romake institucioni i familjes qe tronditur nga përhapja e madhe e jetës
beqare e të lirë. Për këtë shkak, sipas ligjeve që nxorri perandori Oktavijan Augusti,
çdokush ishte i detyruar të martohej sipas mundësive të veta dhe të martuarit që të bënin
fëmijë. Kush nuk vepronte në përputhje me këto urdhëra u nënshtrohej pasojave serioze e
të rënda.
3- rreziqet tjera shoqërore. Këto rreziqe kërcënojnë familjen, kërcënojnë të ardhmen e
foshnjave dhe fëmijëve të tjerë, shkaktojnë prishjen e jetës bashkëshortore, ndërprejnë
lidhjet familjare.
4- rreziku ekonomik. Njerëzit e pamartuar dhe të dhënë pa epsheve shkaktojnë rënien e
ekonomisë së popullit, edhe atë: për shkak të dobësimit të forcave punuese, të uljes së
prodhimtarisë dhe përdorimit të mjeteve të paligjshme.
5- rreziku fetar në këtë dhe në botën tjetër. Tekefundit, i pamartuari, ai që don të ngel
beqar, dhe jo i devotshëm cilësohet me katër veti që na i ka treguar Muhamedi, sal-lallahu
alejhi ve sel-lem, i cili thotë: “Ruhuni nga prostitucioni se ai përmban katër veti të
këqija: ua nxin fytyrën, ua ndal rrizkun, e hidhëron All-llahun dhe shkakton dënim të
përhershëm në Xhehenem” (Taberaniu). E rreziku fetar te personi që bën prostitucion
është se atij i largohet besimi dhe se i dyfishohet dënimi në Ditën e Kijametit, siç
na ka treguar i dërguari i cili thotë: “Ai që bën zina, nuk është besimtar në kohën kur
bën zina”. (Buhari, Muslim).
Këto ishin disa nga rreziqet më të njohura, që vijnë nga murgëria dhe beqaria, që dëmtojnë
shëndetin, familjen, moralin, shpirtin ekonominë, shoqërinë dhe fenë…
E atëherë cila është rruga për përballimin e gjithë këtyre? Padyshim kjo rrugë është
martesa e hershme, sepse kur i riu të shoh se rruga është e mbyllur për amoralitet dhe
janë fshirë shenjat e saj, atëherë do ta kuptojë se s’ka rrugëdalje tjetër për kënaqjen
e epshit përveç me anë të martesës legjitime, të cilën e ka ligjësuar All-llahu, subhanehu
ve teala, dhe e ka nxitur feja Islame, duke qenë martesa e heshme një prej ligjeve Islame
siç thotë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të rinjtë: “O ju të rinj! Kush ka
mundësi për martesë le të martohet…! ” (El-Xhema-ah) Gjithashtu edhe Kur’ani i Madhërishëm
e urdhëron Martesën. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu, “Dhe martoni të pamartuarat
(të pamartuarit)…”. Ky urdhër në përputhje me gjendjen dhe nevojën për martesë të
personit, shkallëzohet nga farzi e mëposhtë. (prej farz, vaxhib në synnet etj. sh.r.) E
në porositë tjera të të Dërguarit thuhet kështu: “Me Martesën personat kanë plotësuar
gjysmën e besimit, ndërsa gjysma tjetër është respekti ndaj All-llahut. ” apo “Martohuni
që të shtoheni, se unë do të mburrem me ju para popujve tjerë. “(Bejhekiu, Abdurrezaku) Të
tregojmë edhe se martesa dhe lindja e fëmijëve ka qenë edhe në traditën e pejgamberëve, siç
na tregon i Dërguari: “Katër gjëra janë prej punëve të pejgamberëve: kënaja, parfumi, misvaku
dhe martesa” (Tirmidhiu) Dhe vërtetë të gjithë të Dërguarit janë martuar dhe kanë pasur
familje, përfshirë këtu edhe Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përveç Isait,
alejhis-selam, i cili nuk është martuar, por kur do të
kthehet në Tokë edhe ai do ta plotësojë këtë sunnet të pejgamberëve.
Ndërkaq martesa ofron shumë përparësi dhe dobi, edhe atë;
1- shtimin, e me këtë edhe ruajtjen e gjinisë njerëzore. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu,
në Kur’an: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe
nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.
“(En-Nisa, 1), dhe në Kur’an e gjejmë edhe këtë: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte
nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja fëmijë e nipa. “(En-Nahl, 72).
2- ruajtjen e familjes.
3- shpëtimin e shoqërisë nga prishja e moralit.
4- ndihmën e bashkëshortëve për formimin e familjes. Me anë të martesës bashkëshortët
ndihmohen në formimin e familjes, në edukimin e fëmijëve, në punët e përditshme gjatë
jetës, ku secili plotëson punën e tjetrit dhe secili i kryen obligimet që i ka ndaj
bashkëshortit, për të cilat do të flasim inshaall-llah.
5- Në shërimin e shoqërisë nga sëmundjet e ndryshme të cilët i përmendëm.
6-në nxitjen e dashurisë prindërore. Me anë të martesës lind dashuria e madhe e prindërve
ndaj fëmjëve të tyre. Kjo shihet qartë në ndikimin e madh që ka dashuria e prindërve te
fëmijët dhe në sukseset gjatë përkujdesjes, edukimit, shkollimit, ruajtjes së ineresave
të tyre si dhe në përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë dhe ardhmëri me perspektive.
qetësimi shpirtëror i bashkëshortëve me njëri tjetrin. Vërtetë, burri pas kryerjes së
detyrave të rënda të përditshme, kthehet në gjirin familjar dhe bashkë me bashkëshorten
dhe fëmijët i harron vështirësitë gjatë ditës, duke akumuluar energji për sfidat e së
nesërmes, e posaçërisht vlen të përmendet prehja shpirtërore që gruaja e gjen tek burri
i saj. Për këtë All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “… ato janë prehje për ju dhe ju jeni
prehje për to…”(El-Bekare, 187) , dhe thotë: “Edhe një argument tjetër i tij është se Ai,
nga lloji juaj krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre dhe ndërmjet jush mbjell
dashuri dhe mëshirë. Ky me të vërtetë është argument për njerëzit që meditojnë


Leave a Reply