
Së pari, le të qartësohemi duke thënë se sheqeri në vetvete nuk është i keq. Gjendet në mënyrë të natyrshme në shumë ushqime, duke përfshirë këtu edhe frutat dhe qumështin. Me kaq që thamë duket e qartë se duke shtuar sheqer të tepërt në të ushqyer është e panevojshme. Në fakt do të vini re gjëra pozitive të panumërta pasi të hiqni dorë nga sheqeri.
Edhe pse sot jemi mësuar të dëshirojmë ëmbëlsirat si dhe shumë ushqime që kanë shumicë sheqeri, sigurisht që nuk kemi nevojë për to. Nëse hamë vetëm sheqer që ekziston natyrshëm në ushqime, do të vini re 5 ndryshime drastike që do ju ndodhin.
1. Do të keni më shumë energji
Ironikisht, kur jemi të lodhur, shumë prej nesh kanë besimin dhë tendecën të marrin gjëra me sheqer si dhe pije energjike dhe me kafeinë (kafe, coca cola, etj.). Pa gjithë atë sheqer, është e garantuar që do të kemi një nivel energjie më të lartë natyrshmërisht. Me fjalë tjera, i gjithë ai sheqer bllokon aftësinë e trupit për të ruajtur energji në nivelet maksimale. Plus që nuk do të ketë rritje dhe ulje të sheqerit në gjak, kështu që lodhja që vjen pasdite ose “gjumi i zhegut” do të jetë një eksperiencë që do harrohet.
2. Pesha juaj do të stabilizohet
Sheqeri na bën të kërkojmë edhe më shumë sheqer, dhe nuk po flasim vetëm për sheqerin e bardh. Shumica e sheqerit vjen në ushqimet me yndyrna të larta që ambalazhohen dhe kanë qindra përbërës të padëshiruar. Natyrisht bëjnë përjashtim frutat, që janë shumica sheqer.
Duke hekur dorë nga sheqeri jonatyror, trupi nuk do të lodhet më duke u marrë me kaloritë e tepërta. Nuk do të ndiheni më të uritur, dhe si rrjedhojë normale do jetë dhe humbja e peshës së tepërt.
3. Sistemi i përpunimit të ushqimit do të përmirësohet
Nëse stomaku do të mund të fliste dhe të thoshte atë që dontë çdo ditë, ai me siguri do të kërkonte shumë fibra dhe një minimum të ushqimeve të vështira për tu tretur, ushqimet jonatyrore. Kur hiqet dorë nga sheqeri stomaku dhe zorrët rimarrin aftësinë e tretjes së ushqimit shumë mirë.
Mund të shkoni në tualet më shpesh…dhe kjo është një gjë e mirë. Do të thotë që çdo gjë po i kthehet rutinës normale të natyrshme.
4. Do të ndaloni së dashuri sheqerin
Është fakt: Sheqeri shakton dëshirën për më shumë sheqer. Pasi të heqim dorë nga ushqimet e këqija, do të filloni të humbisni dëshirën për të ngrënë gjëra të ëmbla. Frutat do t’ju duken shumë të ëmbla dhe kur të provoni një ëmbëlsirë do të shokoheni se sa shumë e ëmbël do ju duket.
5. Lëkura juaj do të duket më e shëndetshme
A e keni vënë re se nuk arrini të hiqni puçrrat edhe pse përdorni krem, vajra dhe medikamente të tjera? Mund të jetë që sheqeri ju dëmton lëkurën nga brenda trupit. Shumë njerëz raportojnë se lëkura ndihet më e gjallë dhe e shëndetshme, pasi ato kanë lënë ose rralluar sheqerin.
Mbani mend: Duhen rreth 3 javë para se një mënyrë e re jetese të bëhet një rutinë e rehatshme. Mos hiq dorë direkt nga sheqeri. Fillo pak nga pak dhe pasi të kesh vënë re diferencën tek shëndeti yt, s’do të duhet më një artikull për të qenë i shëndetshëm.
Burim: http://myscienceacademy.org


Leave a Reply