
Një nga figurat më me influencë në Hollivud dhe në kinematografinë botërore. Elizabet Tejlor e lindur në Londër nga prindër amerikanë, fituese e dyfishtë e çmimit Oscar për “Aktoren më të mirë”, është spikatur gjithashtu edhe për rolin që luajti në përkrahjen e të varfërve dhe aktivitet tjera të karakterit social. Këtë herë sjellim disa nga kuotat e njohura të aktores Tejlor.
“Çdo gjë tjetër më bën nervoz, përveç realizimit të filmit”.
“Nëse dikush është aq i marrë sa të më ofrojë miliona për të bërë një fotografi, sigurisht që unë nuk jam aq e marrë sa të refuzojë një ofertë të tillë”.
“Me të vërtetë nuk mbajë mend shumë nga Kleopatra. Kishte gjëra të tjera më të rëndësishme që ndodhnin”.
“ Kam fjetur vetëm me meshkujt me të cilët kam qenë e martuar. Sa femra janë në gjendje të deklarojnë një gjë të tillë”.
“Jam një bashkëshorte e përkushtuar. Dhe sigurisht që duhet të jem e përkushtuar, pasi kam qenë aq shumë herë e martuar”.
“ Vajzave të mëdha u duhen diamante të mëdha”.
“ Kam kaluar nëpër çdo gjë zemër, jam nëna e guximit”.
“ Kur njerëzit thonë: ajo ka gjithçka, unë kam vetëm një përgjigje:unë nuk kam pasur të nesërme”.


Leave a Reply