Shume here ju bertasim femijve: “pse nuk bere kete, pse nuk bere ate, pse keshtu e pse ashtu”.
Je i/e mire, por ke keto te meta dhe zemerohemi me vehten tone dhe me ata gjithashtu, duke perfunduar gjithmone ne kritika te pafundme dhe te merzitshme. Duam t’ua japim atyre te gjitha sekretet e jetes, qe ata te mos gabojne dhe papritur harrojme, se neve na duheshin te pakten 30 vjet, qe te mesonim keto sekretet e jetes tone, per te eliminuar gabimet tona.
Une sot e bera veten time 20 vjece dhe e gjeta veten time nje vajze te humbur ne “humnere”, te friksuar, te trembur, qe dridhej e perpelitej, qe qeshte pa kuptim sa here takonte nje me te madh se mosha e saj.
Sot e gjeta veten time nje vajze 20 vjece, qe nuk dinte se c’duhej te zgjidhte per te patur sukses ne karieren dhe jeten e saj, nje vajze, qe kish mberthyer thonjte mire dhe me siguri mbas fustanit te Nenes dhe pantallonave te Babait te saj.
Sot e gjeta veten time nje vajze 20 vjece, qe kishte shume frike nga martesa, mbasi nuk besonte nese mund te behej nje nene e devotshme per femije dhe nje grua qe mund te komandonte nje familje.
Sot e gjeta veten time nje vajze 20 vjece, qe hutohej dhe bllokohej kur i duhej te shkruante nje raport pune per tek shefi i ndermarjes.
Sot e gjeta veten time nje vajze 20 vjece, qe nuk dinte se cdo te thote jete dhe si ta jetosh ate jete, si ta luftosh dhe ta perballosh me te mirat dhe te ligat e saj.
Sot e gjeta veten time nje vajze 20 vjece dhe me kujtohet vetem nje gje, sa shume me preokuponte veshja ime dhe kombinimi i ngjyrave ne trupin tim.
Te gjitha keto qe mesova gjate 30 vjeteve nuk i dija kur isha 20 vjece, por tashme kombinimi i ngjyrave dhe veshja nuk me interosojne edhe aq shume sac me interesonin 30 vjet me pare.
Vitet duhet te jetohen, as te lexohen dhe as te diktohen, vetem keshtu do te rritemi……….po nuk u lage vete nga shiu, nuk do te dish kurre ta perdoresh vete ombrellen.
Leave a Reply