
“Qetësi dhe buzëqeshje”. Ky ishte reagimi i parë dhe i menjëhershëm dhënë ekskluzivisht për newsbomb.al, i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për deklaratën e bërë pak minuta pas mesditës së sotme nga Tom Doshi, në selinë e PS, menjëherë pasi Edi Rama kërkoi largimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS. Tom Doshi akuzoi Ilir Metën se ka dhënë para për eleminimin e tij dhe të deputetit të PD, Mhill Fufi.
Kryeparlamentari Ilir Meta nuk ka dashur të thotë asgjë më shumë për deklaratat.
Ndërkohë që Brenda mbledhjes së grupit të PS ka qenë kryeministri Edi Rama që i ka kërkuar grupit parlmentar të votojë për shkarkimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS. “Bashkëjetesa ime me Tom Doshin është e pamundur” mësohet të ketë thënë Rama ndërkohë që ka kërkuar votimin e grupit parlamentar.
Por Tom Doshi Brenda mbledhjes ka reaguar. Ka thënë se nuk do të largohet nga politika dhe se do të krijojë një grupim të ri politik. Pas kësaj, Doshi ka dalë përpara kamerave ku ka thënë se nuk do të priste vendimin e grupit parlamentar.
—————————————————
Braho, si alibi e Metës: Doshi ka deklaruar se kunati i Berishës kërkon ta vrasë

Edhe Kryesia e Kuvendit ka reaguar ndaj akuzave të rënda të deputetit Tom Doshi kundër kryeparlamentarit Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, deputet i LSI-së deklaroi se Policia duhet të marrë menjëherë në mbrojtje të dy deputetët dhe po ashtu, i bëri thirrje deputetit Tom Doshi të vërë në dispozicion të drejtësisë, videot që disponon. Në të kundërt, ato të sekuestrohen nga Policia.
Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaroi se Tom Doshi fillimisht ka pretenduar se kunati i Berishës, Agim Rama ka ofruar shuma të mëdha për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi, me qëllim destabilizimin e jetës politike duke akuzuar për këto vrasje kreun e Kuvendit Meta.
“Para disa muajsh më është bërë e ditur nga kreu i Kuvendit, lidhur me pretendimet e Tom Doshit se kishte informacion se njerëz të afërm të Sali Berishës, më saktë kunati i tij Agim Rama kishin afruar shuma të konsideruesme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre me qëllim destabilizimin e jetës politike duke akuzuar për këto vrasje kreun e Kuvendit Meta.”- tha Braho.
Ai tha se Kuvendi kishte dijeni për një atentat ndaj deputetëve që para 5 muajsh dhe vetë ai ishte informuar nga Meta. Madje, kreu i Kuvendit, kishte kontaktuar me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe me Ministrin e Brendshëm për zbardhjen e akuzave ndaj tij.
Deputeti socialist i Shkodrës Tom Doshi tha sot para mediave se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar njerëz për ta vrarë si atë, ashtu edhe deputetin e PD-së, Mhill Fufi.
infoplus-al.com/


Leave a Reply