
Jeta vazhdon edhe pse mund të keni rënë pre e një divorci apo e një ndarje që daton prej vitesh. Kjo nuk do të thotë që gjithçka përfundon me kaq, pasi jeta është më e gjatë se sa marrëdhëniet e tua të shkuara. Jeni totalisht i /e gabuar nëse mendoni se nuk mund të dashuroni më, pasi keni pësuar një zhgënjim. Duhet ta bindni veten tuaj që jeni mjaftueshëm të fortë për të ecur përpara. Këto janë shkallët apo rrugët që duhet të ndiqni për të patur një eksperiencë të re.
Bëj qejf sa të mundesh
Të jesh single është argëtuese. Tani ju keni më shumë kohë për t’i dedikuar kënaqësive tuaja dhe ëndrrave që mund të kishit lënë pas. Keni më shumë mundësi për t’i kushtuar vetes vemendjen e duhur, për t’u dukur sa më tërheqëse. Të jesh single do të thotë të bësh atë çfarë ti dëshiron më shumë, të dalësh me njerëzit që ke qejf, të ftosh miqtë apo shokët për një vizitë në familjen tënde dhe plot të mira të tjera të cilat iu bëjnë të ndiheni të plotësuar. Veç këtyre mundësive mund të filloni të mësoni një gjuhë të re, të lexoni libra interesant, apo të informoheni më shumë mbi artin dhe muzeumet.


Leave a Reply