Pasi ka shkaktuar jo thjesht ankth e është bërë objekt kritikash për policinë e kryeqytetit francez, dje, mediat parisiene pohonin se ishin arrestuar tre gazetarë të kanalit TV panarab, Al Jazeera me seli në Katar, pasi akuzohen si autorët e lëshimit të dronëve mbi parqet e hapësirat publike të kryeqytetit francez.
“Njëri ka operuar me dronin, tjetri e ka xhiruar, ndërsa i treti ka monitoruar të gjithë procesin”, tha një burim nga gjykata për agjensinë franceze të lajmeve, AFP. Megjithatë nuk ka ndonjë tregues të qartë se tre gazetarët kanë lidhje me dronët e lëshuar para një dite në Paris.
Së paku pesë dronë u panë të fluturonin të hënën duke u gdhirë e marta në pjesën qendrore të Parisit, ka thënë një burim nga policia duke pohuar se as ata nuk mund t’i përcaktojnë dot operatorët e tyre. Më herët në mëngjesin e së martës, një dron u pa madje të fluturonte fare pranë ambasadës amerikane në Paris, e më pas edhe pranë Kullës Eiffel, sheshit Concorde dhe Muzeut Ushtarak.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply