
Policia daneze ka konfirmuar arrestimin e dy personave të cilët dyshohet të kenë lidhje me atentatin e dyfishtë në Kopenhagën. Agjentët hynë në një internet kafe në lagjen Norebro, ku u vra atentatori, duke sekuestruar disa kompjutera.
Sipas policisë daneze, dy të arrestuarit dyshohen se kanë ndihmuar autorin e sulmeve kundër qendrës kulturore në Kopenhagën, ku po zhvillohej një debat mbi masakrën ne “Charlie Hebdo” dhe pastaj kundër një sinagoge.
Avokati i njërit prej të dyshuarve, Majkëll Jul Eriksen, ka thënë se të dy akuzohen se kanë strehuar atentatorin dhe e kanë ndihmuar të fshehë armën. Vrasësi, një i ri danez me origjinë arabe, 22 vjeç, Omar Abdel Hamid El-Husein, ka vrarë të shtunën dy persona në dy sulme. Pak orë më vonë ai u vra në një përleshje me armë zjarri me një skuadër antiterrorizëm.
16 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply