
Visar Zhiti ka pasur sot një takim me Presidentin e Republikës me kërkesë të këtij të fundit. Bujar Nishani i ka shprehur në sy rezervat e tij lidhur me dekretimin e ish-ministrit të Kulturës si ambasador në Vatikan.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, Zhiti u shpreh se me fjalët: “Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën.”
Për çfarë biseduat me presidentin e Republikës?
Visar Zhiti: Presidenti i ka bërë të njohura gjërat nuk pata ndonjë gjë të re, ato që ka thënë në shtyp
I keni kërkuar të rishikojë qëndrimin e tij?
Visar Zhiti: Jo nuk i kam kërkuar asgjë presidentit. Më thirri presidenti, dhe ato që kishte thënë me shkrim mi tha dhe me gojë.
Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg kur nuk donte Shqipëria. Dhe në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta. Qëndrimi im nuk ndryshon. Qëndrimin tim nuk e përcakton presidenti i tanishëm.
Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake.
Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën.
Shekulli


Leave a Reply