
GREQI – Parlamenti i shtetit helen dje përkujtoi 101-vjetorin e aneksimit të Vorio Epirit. Me personalitete të fushave të ndryshme, përfshirë edhe ato politike, gjatë ceremonisë u respektua edhe Garda e Republikës.
Organizmi në sheshin Sintagma ishte një festë e mbështetur nga institucionet e shtetit helen. Kremtimi i 101-vjetorit të “aneksimit të Shqipërisë nga Greqia” ka patur edhe në Shqipëri, nga organizata që përfaqësojnë minoritetin grek të cilat zhvilluan takime në disa prej qyteteve të vendit tonë.
Mediet greke raportojnë se ceremonia u shoqërua nga kënga “për çlirimin e motrës së vogël “Vorio Epiri”, ndërkohë që mësohet se ditën e nesërme planifikohen takime të tjera.
Shoqata Kombëtare “Vorio Epiri 1914” do të organizojë nesër një ceremoni përkujtimore për dy pionierët e luftës, ceremoni që do të mbahet në një prej varrezave të Athinës.
/Shekulli Online/


Leave a Reply