
Një mama vrau djalin e saj vetëm dhjetë vjeç, pasi mendonte se veshët e mëdhenj do ia shkatërronin jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Turqi.
Nuray Surcan, 37 vjeç, pagoi që djaloshi të bënte një operacion plastik në spitali Gazi në Ankara.
Por pas operacionit ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatet.
Sipas Mirror, ajo e mori djalin dhe e futi në një tualet femrash, ku e mbyti me shaminë e saj.
Ajo u kap duke u arratisur me makinë, por u përplas me një mjet tjetër.
Përpara hetuesve ajo ka rrëfyer vrasjen.
Ajo tha se e vrau djalin pasi veshët i ishin bërë më të mëdhenj pas operacionit.
MAPO


Leave a Reply