Psikologët e universiteteve, duke studiuar për dhjetë vjet një grup të rinjsh si më të njohurit e shkollës, kanë zbuluar se me kalimin e viteve popullariteti i tyre përkeqësohet dramatikisht
Studimi
Kryesisht për të rinjtë e shkollave të mesme është shumë e rëndësishme që të mirëpranohen nga moshatarët e tyre. Të gjithë e dinë se në atë moshë faktorë të tillë si konsiderata e të tjerëve, veshja më në modë, të qenët të njohur nga të gjithë në ambientet zakonisht më të frekuentuara, ndikojnë shumë në karakterin dhe në vetëbesimin e një personaliteti në zhvillim.
Pavarësisht se prindërit shqetësohen për rritjen e fëmijëve të tyre, në pjesën më të madhe të rasteve vetëm mësuesit ndjekin me këmbëngulje nxënësit në aktivitetet jashtëshkollore, sidomos kur nuk kanë asgjë tjetër për të bërë. Ndërkohë në realitetin e nxënësve ka nga ata që i përkushtohen një kauze të tillë që të vishen me veshje të bukura apo të ndihen të sigurt nëse qëndrojnë me personat që konsiderohen si më të njohurit e shkollës.
Por ndërkohë, një studim shkencor i kryer nga studiues të një universiteti amerikan, më në fund ka hedhur dritë mbi vlerat e vërteta në jetë. Nëpërmjet tij është treguar se të qenët të njohur në shkollë nuk çon kurrkund.
Çdokush ka kaluar momente rebelimi në kohën e adoleshencës duke i “çmendur” prindërit e tyre. Ndër të tjera në atë moshë jetohet pa mendime dhe përgjegjësi, ndaj nga një këndvështrim është e besueshme që, që në moshën 13-vjeçare një i ri adoleshent dëshiron të dalë me të dashurin apo të dashurën, të kthehet vonë në darkë dhe madje të shkelë edhe mbi autoritetin e prindërve.
Por ju që dëshironi të qëndroni vetëm me ata persona të veshur shumë bukur e që “kanë gjithçka”, është mirë që të merrni parasysh faktin se çfarë do t’ju presë edhe në të ardhmen. Pra të qenët jo në këtë lloj mode është e këshillueshme nga çdo lloj psikologjie.
13-vjeçarët që kërkojnë të “kapin qiellin” në adoleshencën e hershme kanë shumë mundësi që kur të shkojnë 22 vjeç të kenë probleme me drogën, me alkoolin dhe gjëja më e çuditshme të përulen për të thelluar miqësitë, vetëm e vetëm që të mos humbin popullaritetin e tyre.
Psikologët e universitetit që kanë kryer studimin e quajnë “efekti i bashkimit shkollor”: janë studentët më të “ftohtë” dhe më mendjemëdhenj të shkollës ata që pas përfundimit të saj nuk e arrijnë një sukses të ngjashëm në jetë.
Grupmoshat e cituara nuk janë marrë rastësisht: 180 të rinj 13-vjeçar janë ndjekur për dhjetë vjet dhe u janë nënshtruar intervistave dhe pyetësorëve të psikologëve.
Sapo mbushin 22 vjeç, mjekët kanë zbuluar se 45 për qind e nxënësve dikur më të njohur, kishin probleme me drogën dhe alkoolin, punësimin dhe precedenca penale më shumë sesa moshatarët e tyre të vjetër më pak të ftohtë për nga natyra dhe më pak mendjemëdhenj.
Një fat nga ku nuk përjashtohen as vajzat: psikologët konfirmojnë se, ndërkohë që mbretëreshat e festave në shkollë në ato vite mbaheshin si më të rriturat në atë moshë, kur shkonin 22 vjeç situata për to ishte komplet e kundërta. Një shpjegim i mundshëm është fakti se të rinjtë më të njohur duan të tërheqin vëmendjen edhe kur rriten, por vetëm se shokët e tjerë të së njëjtës moshë, në këtë pikë më të pjekur, nuk mbesin më të impresionuar.
Për më tepër suksesi që mbizotëron mes adoleshentëve protagonistë të telefilmave të shkollave të mesme nuk është aspak edukativ, sepse te spektatorët përcjellin dhe rrisin idenë që në adoleshencë të dalin sa më në krye dhe të sillen si persona të rritur. Në fakt, në disa filma serialë aktorët konsumojnë pije alkoolike dhe kryejnë marrëdhënie seksuale, sjellje këto që në jetën reale shumë të rinj të moshës së tyre nuk i bëjnë.
Megjithatë, ky studim në fund të fundit nuk përcakton të ardhmen absolute të çdo të riu të shkëlqyer në moshën 13-vjeçare. Është një lloj paralajmërimi për ata që mendojnë se paraqitja dhe hierarkitë të mirëpërcaktuara mund të hapin shumë dyer në jetë.
Gazeta Shqip
Leave a Reply