Takimi i ADDA-n do te zhvillohej me 10 shkurt 2014 ne oren 19.00 ne “Rub og Stub”. Vendi i takimit ishte vetem pak metra larg ish zyres time te meparshme te punes. Keshtu qe nuk ishte nevoja te perdorje GPS per te gjetur adresen. Njohja ime me ADDA-n kishte filluar vite me pare .Kjo lidhej me shkollimin tim dhe fusha ku operonte ADDA ishin nga me te preferuarat per mua.
Edhe pse ishte shkurt koha ishte e mire . Ate vit temperaturat e ulta dhe debora e gjate nuk paten kohe te qendronin ne kete vend Skandinav. Gje qe lehtesonte dhe veshjen per ne takim. Nje udhetim me tren nga shtepia per ne Kopenhagen dhe pak minuta ne kembe nga Stacioni qendror i trenit deri tek vendi i takimit. Nje rruge shume e njohur per mua.
Takimi do te zhvillohej ne katin e trete. Ate dite do te takoja z. Mikæl Jonsson, i cili punonte ne Ministrine e Bujqesise ne agjensine e agro-peshkimit. Nje bisede e shkurter njohje me te dhe nje pershkrim i ADDA-s do te behej nga zoti Mikæl. Pak minuta per te njohur me nje specialist bujqesie dhe per te shkembyer me te bisedat qe jane te zakonshme per te sapoardhurit. Biseda qe kane zakonisht pak buzeqeshje ndonse ndonjehere pak e shtirur por qe eshte e nevojshme per te ardhurit dhe njohja e tyre me stafin e ADDS. Pjesmarresit po vinin nje dhe nga nje dhe nje gote vere dhe kafe ishin aty per te pranishmit. Ne salle ishin shperndare materialet e ADDS qe tregonin punen dhe projektet e realizuara. Ishin shperndare gjithashtu disa kapele kashte shume te bukura punuar ne Vietnam dhe kapele me mbishkrimine ADDS qe ishin edhe ”dhurata” per ne pjesmarresit .Per ata te cilet ishin te interesuar per pune e bere nga ADDA dhe per te njohur me shume c’fare projektesh ishin realizuar ne Vietnam, Kamboxho dhe Tanzani.
Ne fjalen e tij drejtuesi i ADDS Søren T. Jørgensen do te pershendeste te pranishmit dhe do te na uronte mirseardhjen.Me pas me nje interpretin dinjitoz do te pershkruante gjithe punen dhe aktivitetin e ADDS. Nje pershkrim dhe nje pasqyre e plote e punes se kesaj organizate e cila kete vit do te kishte dhe 20 vjetorin e saj.
Trajtimi i ndryshem i problemeve ne Azi dhe Afrike, vecorite qe kane sistemet shoqerore, ku nga komunizmi cdo gje eshte e centralizuar puna ne Afrike ku cdo gje eshte ndryshe.
Nje diference e cila ishte e lehte per mua per tu kuptuar se si funksionojne zbatimi i projekteve ne nje vend komunist kjo dhe per faktin se une kam jetuar per 23 vjet nen te njejtin regjim komunist. Ku dhe mentaliteti eshte i ndryshem nga pjesa e tjeter e botes. Ku njerez te lire te cilet kane lindur dhe rritur ne demokraci nuk arrijne ta preceptojne drejt deri ku shkon idologjizmi i nje sistem komunist dhe sa ndikon ai ne formimin e njeriut.
Pas pershkrimit te plote dhe profesional te bere nga zoti Søren T. Jørgensen ishte radha e pjesmarresve. Nje seri e gjate pyetjesh drejtuar zotit Søren nga te pranishmit i dha me shume gjalleri dhe krijoi nje pamje me te plote te asaj c’ka bente ADDA dhe nje njohje me te plote te politikes se saj ne te ardhmen.
Pas perfundimit dhe fjaleve perseri falenderuese te zotit Søren vazhduan bisedat e lira mes pjesmarresve e shkembimet e karte vizitave e numrat e telefonit. Nje takim qe krijonte nje rrjet te ri te njohjes mes pjesmarresve te cilet kishin drejtime te ndryshmer ne jeten e tyre. Njohje qe do te duhen ne te ardhmen per ata te cilet puna dhe projektet do ti bashkojne.
Me pas ne shoqerine e disa prej pjesmarresve ne takim u drejtova drejt stacionit duke mbyllur keshtu nje pasdite te shkelqyer me ADDA-n
Besoj se kontakti yne me ADDA-n do te vazhdoje dhe do te thellohet ne vazhdim.
Kjo ishte nje pasdite me ADDA te ciles i kushtova vetem pak rreshta. Me shume do te shkruajme ne te ardhmen .


Leave a Reply