Florenc Stafa –
Vendi ynë është një ndër vendet evropiane me nivelin më të lartë të përdorimit të telfonave me dy karta SIM.
Sipas një raporti të “OpenSignal”, në Shqipëri, 24.9% e njerëzve kanë një telefon me dy numra.
Ndërkohë që ky nivel në SHBA, Britaninë e Madhe apo Kanada është nën 3%, kurse në Australi nën 5%.
Kurse vendet me nivelin më të lartë të përdorimit të këtyre telefonave janë Nigeria me 65.7%, Bangladeshi 62.6%, Tanzania 58.2% dhe Guantemala 57.1%.
Të njëjtin nivel sa Shqipëria kanë edhe vende më shumë të zhvilluara si Spanja, Greqia, Hungaria apo Kroacia.
Sipas “OpenSignal”, shumica e personave që mbajnë dy numra bëjnë këtë zgjedhje për shkak se duan që të jenë në çdo moment apo në çdo vend që të ndodh të mbuluar me rrjet.
Por, në vendin tonë kjo gjë ndodh kryesisht për shkak të shfrytëzimit të oferta që ofrojnë kompani të ndryshme të telefonisë celulare.
Parashikohet që deri në vitin 2016, telefonat me dy numra të përbëjnë 20% të tregut botëror
Shekulli
Leave a Reply