
Kur ika ne emigrim,
14-te vjet te shkuara,
mora nje leter nga babai
ishte shume I deshperuar!
Me thoshte:
“Si ike moj Eleonore,
ne, tek ti patem besim,
Atdheun si e braktise.
mos valle ndjen pendim?
Dhe vazhdonte…
Ne ju edukuam mire
kishit arrite aqe shume
ne jete dhe ne shoqeri..
U vendoset ne kryeqytet,
c’ keni per te gjetur gjetke,
Kishit ngritur nje piramide,
atje si do e ndertoni jeten,
une e provova emigrimin
Do mbeteni pa identitet!
Sa shume u deshperova,
per sa lexova n’ ate leter,
nuk po e mirrja veten,
Babai ishte per mua,
Mesuesi dhe shoku im
Shembulli me pozitiv,
Per mua dhe te tjeret
Nje ideali i vertete!
U ula e shqetesuar
dhe nisa duke shkruar,
Lotet varg ne leter
Ishin duke pikuar!
Ju pergjigja pak shpejt:
“ Jo i dashur baba,
atdheu na tradhetoi,
ne i dhame aqe shume,
por ai nuk na vleresoi!
I dhame rinine,
Endrrat
Forcen,
Mencurine,
Diplomat,
Besimin,
Mundimin,
Punuam falas pothuaj
e ku nuk kemi shkuar,
ushtaret e ti u beme
matem rruget me pellembe!
Tre femije i dhuruam,
si yje, te shendetshem
dhe mjaft te zgjuar!
Por atdheu,
asgje, s’na ktheu,
sikur na genjeu,..
Na mbushi me lote,
qe rrjedhin dhe sot,
e ne cdo moment,
nuk i gelltisim dot!
Mbetem vertet,
ashtu si thate ju,
si endacake,
duke kerkuar,
neper rruget e botes,
nje Identitet!
Si thoni ju o njerez,
te munduar,
qe rruget e Globit
si une i keni pershkuar:
Atdheun,
ne e tradhetuam,
apo na ka tradhetuar?
E prape,
meri nuk i mbajme
sado qe na ka flijuar
na la te ndihemi jetime,
Megjithese kishim
Nene dhe Babe!
© Elko
Janar 2004, N.York.


Leave a Reply