Te nderuar motra e vellezer te besimit islam,Kryesia e shoqates “Alba – Dansk ” ju uron te gjithve festen e Bajramit.
GEZUAR E ME FAT FESTEN E BAJRAMIT.
Mbreterofte paqja,lumturia,dashuria dhe respekti ne familjet tuaja.
Kjo eshte nje dite qe duhet te gezojne te gjithe,ndaj motra e vellezer le ti hedhim syte dhe nga komshiu qe ndoshta nuk ka as buken ne kete dite per femijet e vet,qe dhe ai te gezoje sikur une dhe familja ime dhe te gjithe bashkeqytetaret e tjere,sepse ajo e mire qe beni sot do ju shperblehet tek familja juaj dhe te femijet tuaj.Humanizmi ka qene gjithmone i pranishem ne shpirtin e shqiptarve ndaj mos ta harrojme kete virtyt te mire te te parve tone.Te mendojme nje momente dhe per femijet bonjak dhe familjet e deshmorve dhe ato duhet te kene kujdesin dhe vemendjen e te gjithe komunitetit ndaj eshte kjo feste e madhe qe ne duhet te mendojme me shume per ta,qe ne keto dite te gezojne dhe ato me te gjithe ne dhe sado pak ti harrojne vuajtjet e tyre dhe te ndjejne sadopak ngrohtesine dhe dashurine e komunitetit ku ata jetojne.
Dhe nje here:
URIME DHE ME FAT BAJRAMIN.
Me respekt per te gjithe ju.
Kryesia e shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply