■■8 nentor sot…Per ty Sali asht nji dite e shenume, asht dashnija jote e pare ku per 25 vjet e mbajte ngrohte nè gji teseren e ksaj flame* qè lindi pikèrisht ketè dite,por, ça asht ma e keqja ti se largove nga zemra kurrè tè qenit komunist gja t’cilen nuk le rast pa e tregu ne kto 36 vjet post monizèm…
■■E fillove me dhjetoristat ku u fute si triumfator e ju more protesten, kauzen e lirise qè ata sakrifikuan, ju fute brrylat studentave, pedagogè e nismètar, ua bane jeten sterrè te perndjekurve politike me autokracine e egon tande tè rrallè..
■■Formove kupolèn e PD me ish sigurimsa, oficer e komandante qe mbrojten sistemin monist dhe bustin e Enverit dhe per t’i hedh hi syve masès more njè ish te denuar politik te nderuarin e ndjerè z.Pjeter Arbnori dhe e vendose si kukull ne krye te Parlamentit te vendit sa me numru kartonat pro dhe kunder e pa asnje kompetence tjeter sepse kompetencat i duheshin nje autokrati si ti o Sali..
■■Pasi i thure levdata Ramizit mikut tand ku u gatuat bashke pllitikisht, ai me intuite prej amanetçari ju tha : ty e Fatosit merreni partine (PS e PD) dy nen/dege te PPSH dhe drejtojini me dinjitet e konseguence por, ne asnje rast sido qe te vij puna partia kurre nuk duhet te bjer ne dorè tè tè perndjekurve politike sepse atehere kemi marre fund te gjithe…
■■Amanet qe ti Sali e mbajte dhe e tregon me egersine e egos tande ne çdo rast sa herè luhatet froni yt..
■■Olldashi, Azemi, Trebicka, G.Pashko, Gèrdeci, nandhjeteshtata, e sot qe flasim brigada jote qe del n’shesh me i marre protesten studentave, konfrontimi me ata qè therrasin Berisha n’burg flasin shumè per ty…
■■Pse shqetesohesh per protesten e studentave ti Sali, ti nuk je ne pushtet, ata po kerkojne largimin e Rames ty ku tè djeg..
■■A mos i di budallenj njerezit qe te besojne akoma ty si ne 90’91’92’96’…jemi ne 2026 dhe per fat shqipnia asht e vogel dhe merren vesh te gjitha pazaret, ndryshe si ka mundèsi qè nji arrogant si Muli, A.Vokshi e lloji lloji llumi qendrojne ne kupole e nuk ka nji te perndjekur politik…?!
■■E ke ba PD si byroja politike e Enverit tand qe shkoje sa here ai festonte ditlindjet e femijeve, ishe ba si i shpise aty…
■■Pse nuk mund te jete Sekretar i pergjishem i PDSH Harris Murana ky hero i gjallè qe u mbijetoj plumbave nè demostratat e ndèrrimit te sistemit ne masakren e 2 prillit ne Shkoder ku u pergjak nga plumbat e Ramiz Alise dhe ku humben jeten 4 prej shokve te tij..pse nuk asht ne kupolen e PDSH avokati i nderuar
z. Fatmir Merkoçi njè hero i gjalle i cili u plagos ne shesh tek po i vinte litarin ne fyt e qe ta merrnin zvarre bustin e diktatorit apo te gjitha keto bien ndesh me amanetin qe te la Ramizi, bien ndesh me formimin tand prej komunisti…
■■Largohu o burre, largohu se fundja i largum je po pse perpiqesh me çdo kusht me te ec e jotja, kur ti n’pushtet nuk vjen edhe me jetu 1000 vjet, ik o burre, ik o gjysh e gezo ndonje dite, orè a minut me niper e mbesa siç gezon çdo gjysh se edhe atyne po ju le shije te keqe…
Burimi/Facebook


Leave a Reply