“Gjobe kush proteston” eshte instrumenti qe, bashke me dhunen policore, do te perdoret per te mbrojtur qeverine nga populli.
Ky eshte maskaralleku i rradhes i nje Kryeministri qe ka prekur fundin, i trembur tashme keq nga reagimi qytetar. Nje qeveri qe ka humbur legjitimitetin po kerkon te qendroje ne pushtet me dhune policore dhe kercenime ligjesh antikushtetuese. Mjetet e mbijeteses politike jane gjobat, shkopat e gomes, gazi lotsjelles dhe plumbat plasktike.
Kjo ne fakt eshte fytyra e vertete e Edi Rames, fytyra e nje maoceduni ballkanik, qe rreh dhe dhunon popullin e vet, qe masakron te rinjte dhe gjobit qytetaret. Kjo eshte Shqiperia qe ka hapur negociatat dhe pretendon standarde europiane!
Nderkohe, kemi liderin e opozites qe, i trembur keq nga precedenti i Serbise, i eshte qepur tashme protestes me gjuhe helm e vrer, duke sulmuar egersisht organizatoret e saj dhe te gjithe ata qe brohorasin Rama n’burg Berisha n’burg. Me poshtersine e vet provinciale ai akuzon te gjithe ata qe jane kunder tij si te shitur tek Rama apo sorosiane ne sherbim te qeverise. Dhe, per te mos u mjaftuar me kaq, me pafytyresi te plote, pasi akuzon dhe linçon opozitaret e vertete, i fton ata ne aleance kunder qeverise. Ne menyre banditeske Sali Berisha kerkon bashkim me dhune, nepermjet shantazhit verbal te shpifjeve dhe akuzave qe eshte i afte te leshoje ndaj atyre qe i dalin para.
E gjithe kjo tregon se po iu vjen fundi te dyve dhe menyren sesi mund te ndodhe kjo e gjeni ne Serbi. Fundi i tyre do te jete edhe me i hidhur, duke i derguar jo vetem ne koshin e plehrave te historise, por edhe ne banken e te akuzuarve, per te dhene llogari per çfare i kane bere ketij populli.
Burimi/Facebook


Leave a Reply