Sot, më 7 nëntor, SPAK ka regjistruar kallëzimin penal për “Albanian Files”.Dhe këtu fillon prova e vërtetë për SPAK-un. A do të shkojë deri te Edi Rama?
Sepse nuk kemi të bëjmë me projekte që kanë lindur rastësisht në zyrat e administratës. Kemi një libër ku vetë Rama paraqitet si porositësi dhe autori kryesor i projekteve. Dhe, mbi të gjitha, Rama vetë është mburrur publikisht me këto projekte.
Atëherë nuk ka më ku të fshihet pas ministrave, deputetëve, drejtorëve apo zyrtarëve. Pasi projekti është i Ramës, Dhe përgjegjësia duhet të hetohet tek Rama. Jo të kapen vetëm ata që kanë firmosur poshtë. Jo të gjenden “kokë turku”. Jo të ndërtohet një dosje ku urdhëruesi politik mbetet jashtë dhe paguajnë vetëm ekzekutorët.
Sepse bëhet fjalë për projekte që prekin zonat e mbrojtura, pasuritë strategjike dhe çështje të sigurisë kombëtare.
Bëhet fjalë për vendimmarrje që kanë prekur Edhe administrimin e porteve, aeroporteve, kalave, Butrintit Dhe territoreve të tjera me rëndësi të veçantë. Dhe këto vendime janë marrë si rezultat i një vullneti personal e politik të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, SPAK ka detyrimin të hetojë pikërisht aty ku nis përgjegjësia.
Rama nuk mund të jetë njëkohësisht porositësi, promovuesi dhe përfituesi politik i projekteve. Ndërsa kur vjen puna te përgjegjësia penale Ai të zhduket nga dosja.Tani nuk mjafton të hetohen të tjerët. Tani duhet hetuar Rama.
Dhe pa dyshim provat e çojnë përgjegjësinë penale tek Rama Dhe akuza duhet të ketë të akuzuar vetë Edi Ramën. Pa imunitet politik. Pa standarde të dyfishta. Pa mburojë pushteti. Rama është porositësi. Le të përgjigjet si porositës. Nëse provat çojnë te përgjegjësia penale, Rama le të përballet me akuzën.
“Albanian Files” nuk duhet të përfundojë me viktima politike të dorës së dytë. Duhet të shkojë tek maja e piramidës. Dhe maja e piramidës dihet. Pasi është Rama që ka ndërtuar mafia-shtet. Është Rama që vazhdon edhe sot të deklarojë se po bëhen gati investimet e Zvërnecit. Pra SPAK nuk ka nevojë shumë për hetime të zgjatura. Mjafton të marri deklaratat e Ramës.
Pra ky rregjidtrim penal i sotëm nga SPAK. Ka vetëm emrin e kryeministrit Emrin e atij që po shet vëndin. Atij që po shpopullon e varfëron shqipëtarët. Ai që e ka vënë në dispozicion të tijin policinë. E cila po përdor dhunë për ta shtypur protestën popullore. Dhe emri është i qartë për çdo shqiptar Ai quhet Edi Rama.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply