
Askush nuk e kishte imagjinuar që një personazh si Ermal Hoxha do të përmendej në ndonjë artikull së bashku me fjalën “kokainë”. Megjithatë, çuditë nuk kanë të sosur dhe Ermali, të cilin të gjithë shqiptarët e njohin si nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, por edhe si bashkëshorti i këngëtares së njohur Rezarta Shkurta jo vetëm që është përmendur përkrah fjalëve drogë, e trafik, por edhe është arrestuar për këtë. Sigurisht, deri në hetimet dhe vlerësimin përfundimtar për fajësinë e tij është rrugë e gjatë përpara, megjithatë kjo ngjarje ka shkaktuar jo pak reagim në publik, në qarqet politike, por edhe rrethet e showbiz. E ndërsa prindërit e Ermal Hoxhës kanë reaguar nëpërmjet një deklarate publike, bashkëshortja e Ermalit, këngëtarja Rezarta Shkurta ka zgjedhur një formë tjetër reagimi, atë të heshtjes, por jo vetëm… ka vepruar shpejt për të ulur vëmendjen e publikut pas arrestimit të bashkëshortit të saj. Ajo ka mbyllur Instagramin. Rrezarta ka qenë mjaft aktive në Instagram së fundi, ndërsa nuk mungonin fotot me familjen e saj të shtrenjtë, apo ato të vizitës në Kinë, ku veçse kishte shijuar udhëtimin u serviri fansave të saj edhe një foto teksa lahej në një vaskë me qumësht e petale trëndafili. Por pas ngjarjeve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur që të shmang ndonjë “shuplakë” nga fansat, duke mbyllur llogarinë e saj në rrjetin social, por edhe duke refuzuar kontaktin me gazetarët, per ta rihapur me vone, duke zhdukur fotot “kompromentuese”, te Ferrarit aq shume te komentuar, apo vaskave me qumesht e petale trendafili qe drejtonin gishtin drejt saj. Mediat raportuan se gjatë aksionit të sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në Elbasan, mes të arrestuarve ishte edhe Ermal Hoxha. Ky i fundit, sipas pretendimeve është prangosur në shtëpinë e prindërve të Rezartës. Ende nuk është e qartë lidhja e tij me “bandën” kriminale dhe laboratorin e kokainës, megjithatë prindërit e tij, Ilir dhe Teuta Hoxha e kanë konsideruar arrestimin si një sulm për të diskredituar figurën e Enver Hoxhës. Natyrshëm na lind pyetja se cili është qëllimi i këtij diskreditimi, apo ç’mund të diskreditohet më shumë një ish-diktator i ndarë nga jeta plot 30 vjet më parë? Gjithsesi, hetimet e fundit tregojne se Ermali dhe bashkeshortja e tij kengetare jetonin ne “varferi”. Asnje llogari bankare, asnje prone, asnje makine, te papune, e me sa duket te vetmet fitime te familjes vinin nga fotografite qe Rezarta u bente femijeve dhe nenave ne pritjen e embel… Mbetet te presim sesi kjo histori me fabul “hollivudiane” per nje vend te vogel si Shqiperia, do te perfundoje…
http://gazeta-gameover.com/reagimi-i-rezarta-shkurtes/


Leave a Reply