Që femrat shqiptare vuajnë nga ekzibicionizmi me siguri e ka vënë re çdokush prej jush. Megjithatë, ndërsa dikush i ka vendosur kufijtë e “shfaqjes”, të tjera femra, të cilat janë pjesë e skenës dhe asaj që mund të quhet industria e muzikës nuk njohin asnjë kufi. Shumë prej tyre janë thuajse të afta të bëjnë gjithçka për të fituar vëmendje, ndonëse pas vetes kanë një profesion, “muzikën”. Të gjithë jemi dëshmitarë, sesi Çiljeta Xhilaga, Genta Ismajli, Zajmina Vasjari, Rozana Radi, Bleona Qereti, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, e shumë të tjera nuk na i kanë kursyer ekspozimin e “aseteve” të tyre. Në kohën që jemi të gjithë të vetëdijshëm se na kanë ofruar gjithçka që munden dhe kanë, çfarë ndodh?! Sigurisht, që tashmë janë të rralla momentet kur mund të shijoni muzikën shqiptare e videoklipet pa u skuqur nga turpi, apo me pak fat, keni arritur në kohë të ndërroni kanal nëse pranë jush ndodhen prindër, fëmijë, apo të ftuar. Por, ky fenomen duket se është tashmë shqetësim jo vetëm i disa “të prapambeturve” që kanë mbetur ende me “shkollën e vjetër” se disa zona intime nuk ekspozohen për publikun e gjerë, duket se është edhe shqetësim për shumë artiste të tjera, të cilat nuk arrijnë vëmendjen e merituar me zërin, talentin dhe artin e tyre. E fundit që ka folur në lidhje me këtë është Orgesa Zaimi. Këngëtarja e pop-rock-ut, nuk bën kompromise në karrierën e saj. “Këngëtaret sot shesin imazhin e tyre dhe jo muzikën që bëjnë”, është shprehur së fundi Orgesa me keqardhje për nivelin e muzikës shqiptare sot. Sipas këngëtares së talentuar, janë të shumtë emrat e artistëve që janë shndërruar në fenomene; kjo falë bujës që kanë shkaktuar në rrjetet sociale. Më tej, sa i takon këtij fenomeni, Orgesa është shprehur se “Muzika sot po degradon në pornografi”, duke kritikuar kështu edhe tendencën e disa kolegeve të saj për tu zhveshur sa më shumë.
http://gazeta-gameover.com/kengetaret-shqiptare-qe-bejne-pornografi/
Leave a Reply