
Mr. Xhemail Çupi
Nëse do ta kishim konsideruar këtë botë kalimtare burim I pasurive të mëdha, guri më i çmuar i saj është të kesh një grua të mirë.Bashkëshortja është dimenzioni më I lartë I lumturisë së amshuar dhe dëshira e parë njerëzore, bazuar kjo në ndodhinë e babait tonë Ademit a.s. që pavarsisht se jetonte në të gjitha të mirat e parajsës, ai ndjente vetmi dhe shprazëtirë në zemrën e vet. Zoti e plotësoi këtë shprazëtirë kur prej brinjës së tij krijoi gruan e parë në tokë, Havën. Gruaja e plotëson fenë e burrit, kurse mungesa e saj e izolon burrin dhe ka gjasa të mëdha ta shtyn atë në mëkate të mëdha, jo rastësisht Muhamedi a.s. I ka urdhëruar të rinjtë që skanë mundësi të martohen që të agjërojnë dhe të shpëtojnë prej mëkateve.
Në këtë artikull nuk do hyjmë në detaje për të drejtat dhe detyrimet e çiftit bashkëshortor por do përqëndrohemi përgjithësisht në respektin dhe trajtimin që duhet tua bëjmë bashkëshorteve tona, që janë pasuritë më të shtrenjta të jetës tonë dhe nëna të trashigimtarëve tanë.
Respektimi dhe nderimi I gruas është traditë profetike dhe këshillë e Muhamedit a.s.. Ai shpesh herë thoshte: “Gratë nuk I nderon veçse një fisnik dhe nuk I dhunon veçse një I lig”. Ai dashurinë dhe simpatinë që kishte ndaj grave të veta ja dedikonte vetëm Allahut xh.sh. pasi Ai ishte shkaktarë I kësaj dhurate të pakrahasuar me asgjë të ngjajshme, Ai në një rast tha kështu: “Falemderimi I takon Allahut që më dha mua simpati ndaj gruas time, Ajshes”. Ne gëzohemi që jemi popull I një profeti kaq xhentil, prandaj duhet që të mos na vjen turp ti bashkangjitemi këtij faleminderimi drejtuar Allahut për bashkëshortet tona.
Disa njerëz të prishur thonë se me kalimin e kohës burri mërzitet me gruan e vet, por kjo fjali djallëzore smund të konsiderohet e mirëqenë. Më habiti tregimi I një plaku simpatik gjatë një spektakli I quajtur “kutia e fundit”. Gjatë bisedës së lirë, kur moderatori e pyeti se çka ka mësuar nga jeta, plaku u përgjigj: dashuria ndaj gruas sime ka ngelur si në fillimet e saj. Për ta dëshmuar atë që sapo tha, plaku ndëroi kutinë e vet të fatit me një kuti që asoconte në datlindjen e gruas së vet, duke qenë I bindur se aty qëndron milioni, si përfundim, në etapat e lojës, “banka” I dha një ofertë të mirë që ai të dorëzonte kutin e vet dhe pas shumë insistimeve edhe prej publikut plaku u shpreh kështu “kutin që asocon në datlindjen e gruas sime do ta jap për ofertën tuaj por jo edhe dashurinë që ndjej për gruan time”. Për ironi të fatit në kutin që asoconte datlindja e gruas së tij ishte fshehur milioni.
Shpesh habitemi me dashurinë dhe respektin që tregojnë burrat në perëndim për gratë e tyre, ato I sodisin më ëndje, kujdesen për to, ua hapin derën e makinës, shkojnë bashkërisht në restorante luksoze, biles edhe I ushqejnë me duart e tyre në raste të posaçme, por çka do kishit menduar poqese ju them se këtë e ka këshilluar vet profeti Muhamedi a.s. shumë shekuj më parë kur thoshte se “lëmosha më e madhe është kafshata që e vendos në gojën e gruas tënde”.
Kemi kënaqësinë që ti referohemi një pjese Kur’anore ku Allahu xh.sh. thotë: “dhe prej shenjave të Tij është ajo se Ai ju krijoi juve dhe bashkëshortet tuaja prej vetes tuaj”. (Kaptina Rrum: 21) Shprehja “prej vetes tuaj” dmth që ato janë të barabarta me burrat, mendojnë ashtu siç mendoni ato, dashurojnë njejtë si ato, ka dinjitet njejtë si ato, pikëllohen njejtë si ato, ofendohet njejtë si ato, poshtërohet njejtë si ato etj.. Në momentin kur burri mendon se është në një kategori apo klasë më të lartë dhe më të veçantë nga ajo e gruas së vet, atë moment ai do të konsiderohet diskriminues ndaj saj. Ai burr që I jep të drejta vetes dhe të njejtat ja ndalon gruas së vet është racist dhe dhunues I drejtave të saj.
Allahu xh.sh. në kaptinën Nisa, apo në kaptinën e gruas, verseti 19, na urdhëron dhe na thotë: “çoni jetë të mirë (me respekt) me to”. Si rezultat I kësaj urdhërese dijetarët thonë se ky urdhër nuk dmth vetëm që burri të mos e lendon gruan por edhe kur ajo ta lëndon burrin, ai duhet të jetë mjaftueshëm tolerant që tja fali gabimin asaj!
Në bazë të sunetit të profetit, femrën e martojnë katër gjëra: bukuria e saj, pasuria e saj, origjina (familja) e saj dhe morali I saj, por Muhamedi a.s. na sugjëron që të zgjedhim moralin e saj pasi morali është I bukur, është pasuria më e madhe dhe ai prodhon origjinë të mirë, prandaj lirisht mund të themi se martesa më e lumtur në botë është ateherë kur pika e përbashkët mes mashkullit dhe femrës është Islami dhe dashuria që ndjejnë ato për Allahun xh.sh.. Dashuria që ato kanë ndaj njëri – tjetrit duhet të kultivohet vazhdimisht ashtu siç ka nevojë lulja të ujitet ditë për ditë që të lulzon. Ato duhet të kenë objektiva të përbashkëta në jetë dhe të mos debatojnë dhe kacafyten për imtësira që nuk ka dobi askushi prej to.
Burri pjesën më të madhe të kohës së lirë duhet ta kalon në shtëpi, aty ku është burimi I lumturisë së tij. Nëse puna e detyron atë të punon tërë ditën dhe natën për të arritur të mira më të mëdha materiale ajo një ditë do jetë shkatrimtare për të. Një punë e tillë shkatron misionin e jetës së tij dhe qëllimin e ekzistencës. Ka shumë prej atyre që shkojnë në punë para se të zgjohen fëmijët e tyre prej gjumi dhe kthehet prej pune kur ato përsëri kanë ra të flejnë. Ka të tjerë që nguliten para ekraneve televizive tërë natën dhe harojnë se bashkëshortet e tyre pavarsisht se janë në dhomën e gjumit ndjehen të vetmuara sikur me qenë me mijra kilometra larg tyre.
Burri duhet të tregohet mirënjohës ndaj punës së palodhshme të gruas në punët e shtëpisë dhe në edukimin e fëmijëve, ato duhet ti kuptojnë shpesh herë edhe inatet dhe nervozat e tyre në momentet e tyre stresuese dhe të tregohen të duruar ndaj tyre. Po paraqes shembullin e një banori të Medines që deshi të ankohet te prijësi I besimtarëve, Omeri r.a., për gjuhën e gjatë të gruas së tij. Kur afrohet afër shtëpisë së Omerit r.a. ndëgjon mosmarveshje mes tyre dhe u befasua kur fiksoi se zëri I gruas ishte më I lartë se I Omerit r.a., si rrjedhojë ai kthehet pas por largimin e tij e heton Omeri r.a. dhe e pyet për shkakun e ardhjes dhe çka e shtyri që të ndron mendje që të kthehet. Ai ju përgjigj: “ unë erdha të ankohem për gruan time, por kur të pash se edhe ty të bërtiste gruaja thash me veti, nga diçka e tillë vuan Omeri, e jo më unë. Omeri r.a. buzëqeshi dhe ju përgjigj: O vëlla, ajo më duron, më lan rrobat, më regullon shtratin, edukon fëmijët dhe të gjitha këto I bën me durim të madh, e kush jam unë që të mos e duroj kur ajo disa herë e çon zërin lartë”.
Po ta zëmë se ti je tolerant, durimtar, I urtë etj. por pas shumë tentimesh përsëri ka zënka mes jush, ku qëndron faji? Thotë Muhamedi a.s.: “Betohem në Atë në duart e të Cilit është shpirti im, çdo grindje në mes të çifteve (burrit dhe gruas) do të jetë për shkak të një mëkati që është kryer nga njëri prej tyre (transmeton Ahmedi nga Ibn Omeri).
Në vendet e zhvilluara ku përqindja e divorceve është në masë të lartë janë hapur shkolla të ndryshme edukimi që të dy gjinit të mësojnë të drejtat dhe detyrimet e veta dhe të palës së kundërt me shpresë që kjo të jetë indikator që sadopak të ulet shkalla e divorcit. Ne nuk na duhet diçka e tillë por na mjafton tja vëndojmë veshin fjalëve të Imamit në momentin kur lidhim kurorëzimin Islam kur ai thotë: bazuar në Librin e Kur’anit dhe në sunetin e pejgamberit ju bëheni burrë dhe grua. Duke lexuar dhe praktikuar Kur’anin dhe sunetin e pejgamberit ne do mësojmë të drejtat dhe obligimet e vetes dhe palës tjetër, për të arrit këtë mjafton të kemi vullnet të madh, dëshirë të flakët dhe besim te Zoti që të pastrojmë rrugën tonë që shpije në lumturi të amshuar si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.


Leave a Reply