
Mënyra më e mirë për të luftuar stresin dhe ankthet janë disa lloje bimësh, këto nuk ju dëmtojnë as shëndetin tuaj.Tre janë bimët kryesore që ju mund të përdorni në luftën kundër stresit si;
Livanda
Kjo bimë me aromë të ëmbël ka vlerë të madhe në mjekësi. Përdoret në shërimin e dhimbjeve të trupit, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Ndikon mirë në psikikën e njeriut, zbut pagjumësinë, depresionin dhe ankthet. Shtoni një lugë të vogël me livandë të tharë në gotën me ujë të vluar, dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.
Rrënja e sherbelës
Kjo bimë posedon një vlerë të madhe shëruese, e përdorshme te shumë dhimbje. Përmban substancën kortizol, e cila i ndihmon më shumë trupit që të merret me stres dhe me ankthe. Për më shumë, normalizon funksionet e gjëndrave të veshkave, qetëson mendjen dhe nxit mendimin racional. Një pjesë të rrënjës së kësaj bime e përzieni me ujë të vluar. E vloni për gjysmë minute. Pas njëzet minutave e pini çajin duke ia shtuar një lugë mjaltë.
Pasiflora
Kjo bimë njihet për efektin e saj prej një sedativi. Përmban alkaloide dhe glikozide që kanë efekt qetësues dhe relaksues. Pasiflora përmirëson punën e sistemit nervor, siguron gjumë të qetë, largon stresin dhe ankthet. Merrni një lugë të vogël të lules së tharë dhe e vendosni në gotën me ujë, për qëndruar gjysmë ore.


Leave a Reply