
Një nga themeluesit e revistës satirike, “Charlie Hebdo”, Henri Roussel, ka akuzuar redaktorin e tij, se çoi “drejt vdekjes” ekipin e tij duke publikuar karikatura provokuese të Profetit Muhamed.
Roussel, i cili ka kontribuar për numrin e parë të revistës së botuar në vitin 1970 me emrin “Hara-Kiri Hebdo”, i ka shkruar redaktorit Stephane Charbonnier duke i bërë të ditur mendimin kundër këtij vendimi.
Pavarësisht këshillës së 80-vjeçarit, Charb botoi karikaturat e profetit në faqen e parë në vitin 2011. Pas kësaj, revista u sulmua me bombë. “Chalie Hebdo” rriti numrin e kopjeve të hedhura në treg nga 60 mijë në 5 milionë.
“Mendoj se jemi treguar budallenj që ndërmorëm risk të panevojshëm. Kjo është e gjitha. Mendonim se ishim të paprekshëm. Për vite, dekada, kemi provokuar dhe një ditë provokimi u kthye kundër nesh”, thotë Delfeil.
“Nuk duhet ta kishte bërë këtë, por Charb e ka bërë sërish këtë gjë një vit më vonë në shtator 2012, – shtoi ai. – Po të më kishte dëgjuar mua, sulmi mund të ishte shmangur”.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply