
Koha e përgatitjes 30 min
Për 4 persona
•1 lugë gjelle vaj
•1 qepë e grirë trashë
•4 feta proshutë të prerë në kubikë
•5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
•375 ml lëng pule
•300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
•1 lugë gjelle sherebelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherebelë të thatë.
Përgatitja:
1. Vaji ngrohet në një tenxhere. Qepa dhe proshuta skuqen në temperaturë të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë.
2. Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherbela dhe kripa e piperi i zi.
3. Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë. Truke kuzhine – një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke hedhur sipër sherbelë të skuqur Sherbelë e skuqur Skuqet vaji në temperaturë të lartë. Skuqen fletët e dy tufave me sherbelë për rreth 30 sek derisa të thekërohen. Hiqen dhe lihen të kullojnë mirë në një letër kuzhine e pastaj serviren me supën me bizele e patate.
Living.al


Leave a Reply