
Andressa Urach, e cila doli në vend të dytë në konkursin “Miss BumBum” në vitin 2012, qe disa muaj është në kujdesin intensiv të mjekëve, pas frikës se mund të humbte edhe këmbën e saj.
Muskujt e kofshës së saj u “kalbën” nga injeksioni, duke vënë në rrezik jetën e modeles 27-vjeçare. Disa fotografi tregojnë shkallën tronditëse të dëmtimit të një prej prezantuesve televizive më të diskutuara në Brazil, vend i cili ia kalon edhe SHBA-ve për ndërhyrjet e kirurgjisë plastike.
Modelja braziliane i çmonte shumë të pasmet e saj, për këtë ajo i ishte nënshtruar injeksioneve me ‘hydrogel’ dhe ‘PMMA’, për t’i bërë më të mëdha e të ngritura. Por prej muajit korrik ajo filloi të ankohej për gjendjen shëndetësore, pasi këmba e saj filloi t’i nxihej e të kishte dhimbje.
“Hydrogeli nuk është përthithur nga trupi dhe filloi të më bëjë keq”, kishte treguar më herët Andressa.

Miss Urach, e cila ka pasur një aferë edhe me Cristiano Ronaldon, raportohet se ka realizuar të paktën nëntë ndërhyrje në pesë vitet e fundit. Ajo ka kryer operacione në hundë, një korrigjim në fytyrë, në nofulla, zmadhimin e gjoksit, në buzë, në organin gjenital dhe në të pasmet e saj. /BW/Telegrafi/


Leave a Reply