
“Dashuria nuk ka kuptim po nuk pati zënka”, thotë një proverb. Arsyet e sotme se pse grinden çiftet nuk janë më vjehrra, pazari, nusja…por kërkesa për vëmendje, ngrohtësi etj… Por përse zihen çiftet? A është e vërtetë që femrat mbajnë më tepër mëri? Kemi vërtetë nevojë të zihemi? Ç’thonë kërkimet shkencore në këtë rast?
Një ditë “PO”, një ditë pushim
Në të gjitha familjet, Barometri i zënkave shënon stuhi. Sipas sondazheve të kryera nga disa revista femërore evropiane, 39% e çifteve të anketuar zihen një ditë po, një jo, kurse 32% ditë për ditë. Ato paqësoret (që njohin vetëm një stuhi në muaj) janë vetëm 4%. Një në dy çifte ndër të intervistuarit nuk pajtohet menjëherë, një prej partnerëve i mban turinjtë varur pas një sherri.
Zënka apo Eros…
John Gottman, psikolog i Ëashington University, për më tepër se 30 vjet studion jetën në çift: “Në 80 për qind të rasteve janë femrat ato që i shtrojnë problemet. Duke ndjerë mungesën e komunikimit me partnerin, ndiejnë se nuk kuptohen emocionalisht, nuk ndihen të dashuruara. Ulërasin, por është njëlloj sikur thërrasin “më trego që më do”. Ata ndihen të sulmuar, në vend që të japin atë që u kërkohet, tërhiqen akoma edhe më tepër dhe mendojnë se kanë një grua që s’durohet”. Kësaj i shtohet edhe problemi i kohëve të ndryshme. Kur atyre u lind ideja për t’u pajtuar, ja ku ato nxjerrin një nga ato përgjigjet që t’i ngrenë nervat nga e para: “Pse, ka ndodhur gjë!?”
Studiuesit këshillojnë se zënkat mes çifteve janë të dobishme në një marrëdhënie për aq kohë sa ato janë konstruktive ndaj kur ziheni mes njëri-tjetrit mos harroni edhe të qeshni, të hidhni batuta etj.
Living.al


Leave a Reply