
E kush nuk ka dëgjuar për agjensionin Besa – Trans ,agjension me një përvojë punë që fillimet e veta i ka që në vitin 1983,athere kur lindi me shumë nevoja që mërgimtarët tanë në Danimarkë të krijojnë jo vetëm shoqatat e tyre,por duhej të kishin edhe dicka më shumë. Ndaj u pa e udhës që të krijohej një agjension për të transportin e udhëtarve për në trojet e shqiptarve në Maqedoni. Dhe kjo u arrit ,ne sajë të njerzve që e kanë pasion punën .
Dhe sot ky agjension është i kompletuar më së miri,ai jo vetëm që punon për transportin e shqiptarve e të nacionaliteve të tjera qe jane ne danimarke,por njekohsisht ai eshte edhe ne rrjetin e mbrendeshem te Danimarkes,ku autobuzat e ketij agjensioni janë në linja brenda Danimarkës,kryen trasportin e fëmijve në shkolla ,por dhe në eskursione e të tjera linja.
Por ky agjension kryen e transportin e mallrave,me anë të maqinave të tonazheve të rënda që ka kjo firmë transporiti.
Ne nuk do zgjatemi për të folur këtë rallë,por do jetë një kohë tjetër që do flasim me shumë detaje për punën dhe kontributin që jep ky agjension . Ne si kryesi e shoqatës i urojmë suksese në punën e tyre edhe për vitin 2015. Le të jetë një vit me inisitiva e projekte të reja. Urime dhe suksese.
Kryersia e Shoqatës “Alba – Dansk
Dhjetor 2014


Leave a Reply