
Arbresha Asllani
Papunësia e lartë, mungesa e një perspektive për të ardhmen tek të rinjtë kosovarë dhe niveli relativisht i ulët i edukimit shkollor dhe universitar, përbëjnë një shqetësim serioz për vedin tonë.
Te rinjtë tanë, për ditë e më tepër po bëhen pesimistë në punën e institucioneve tona. Kjo gjendje e rëndë ekonomike dhe niveli tejet i lartë i papunësisë, sidomos i të rinjve e kanë sjellë Kosovën në një gjendje tejet të rëndë
Rinia kosovare po kalon momente shumë të vështira dhe ndodhet në një udhëkryq të madh.
Të dalur nga një luftë e tmerrshme në qershorin e vitit 1999, të rintëj kanë parë krejt ëndrra të tjera për të ardhmen e tyre, të cilat 15 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë ende vazhdojnë të mbesin veç ëndrra për ta, e fatkeqsisht pothuajse të pa realizueshme, duke qenë se shpresa për të gjetur nje vend pune është shuar.
Me kete problem përballen dhe studentët, sidomos nga koha kur absolvojnë, e sidomos pas diplomimit. Është e paimagjinueshme nga secili i ri që edhe pas mbarimit të shkollimit të lartë të mbetet edhe mëtutje i varur nga prindërit. Por, dhe ata persona që pas shumë vështirësive ose ndërmjet lidhjeve të ndryshme arrijnë të gjejnë një vend pune, duhen të kënaqen me rroga tepër te ulta, të cilat nuk i japin shpresë për një jetë normale, e aq më pak për krijimin e familjes.
Pesëmbedhjet vjet po frymojmë në hapësirë të rrethuara nga antivlerat, po jetojmë në frymën e pesimizmit dhe në pamundësi për t’i realizuar ëndrrat tona.
Për shkak të mungesës së perspektivës për të ardhmen, te rinjet tane janë te detyruar te reagojn në mënyra të ndryshme. Një nga këto mënyra, e që mujat dhe ditët e fundit po merr përmasa shqetësuese është edhe imigrimi. Një pjesë e madhe dhe jo vetëm e rinisë, po mundohet t`i shpëtojë gjendjes pasive dhe pa shpresa ndërmjet ikjes, me rrugë ilegale dhe sat ë vështira po aq të rrezikshme, për në shtetet perëndimore. Disa e kalojnë shumicën e kohës ne kafene në mungesë të angazhimit në punë, një pjesë tjetër e rinisë detyrohen të merren me aktivitete të paligjshme, të tjerë, që nuk kanë arritur të mbarojnë shkollën apo të vijojnë studimet bredhin rrugëvegjë e cila sjell deri te konsumimi i drogave dhe marrja me aktivitete të demshme e që atakon edhe kominitetinku ata jetojnë, e most ë flasim për dëmin që i shkaktohet këtyre personave individualisht por edhe familjeve të tyre.
Kjo situatë na vendosë ne hartën e shteteve më të korruptuar të rajonit!
Me zemër të thyer po marrin udhën për t’u larguar nga Kosova. mijëra të rinj po mendojnë vetëm për vende të tjera, duke e kërkuar shpëtimin. Për çdo ditë e më shumë po i shohim autobusët përplot me të rinj, por edhe me të tjerë, burra, gra e fëmijë, duke ikur, per të kërkuar të pamundurën, kafshatën e gojës, një jetë më të dinjitetshme. Të përlotur, sepse Kosova, vend ii tyre, shteti i tyre, qeveria e tyre i ka harruar. Përderisa, jemi dëshmitarë se si politikanët, ata që janë në pushtet vazhdimisht po mendojnë vetëm për xhepat e tyre, mbajnë edhe nga 4-5 vende të punës, , shfrytëzojnë pozitat për të punësuar familjarët e tyre, miqtë, e edhe duke shitur vendet e punës, ndërsa të sapodiplomuarit, të rinjë me master të përfunduar duhet të kënaqen neës arrijnë të gjejnë vend pune si kamariar nëpër kafeteritë e qytetit.
Me gjithe se i kam perfunduar te gjitha provimet e vitit te katër, une nuk ngutem ta perfundoj temen e diplomes, arsye e vetme ta mbaj INDEXIN ne xhep, se kur te shkoj ne spital bile atje ta marrë ndonjë shërbim falas.
A ka diqka më keq, më të rëndë se plot 15 vitë pas çlirimit, të përballemi me skenat e vitet të 90-ta, t’i shohim autobusët përplot me të rinj duke e braktisur Kosovën. A jemi të dënuar që secila gjeneratë ta përjetojë këtë pamje, këtë gjendje. Nëse gjatë viteve 90- e njihnim fajtorin, kujt ti ankohemi tani për këtë gjendje. Kush po na e vret shpresën?!!
Largimet massive të të rinjeve nga Kosova, do të duhej të brengosnin më së shumti qeverinë dhe institucionet. Por, deri më sot asnjë fjalë nga ata. Asnje lajm se po përpiqen së paku të ndërmarrin diçka, jo ti ndalojnë, port ë angazhohen që të krijojnë kushte që most ë ketë nevojë për ikje.
E bara e ndërgjegjesimit, e thirrjes për mos braktisje, e informimit për gjendjen u ka mbetur disa mediave, analistëve, OJQ-ve. Qeveria, duket të jetë tepër e zënë me ndarjen e posteve të larta qeveritare. Sa më shumë ikje e të rinjëve, sidomos intelektualve, më pak konkurencë për ambiciozët e paskrupullt, që presin e shtyhen me bërryla që ta zëjnë një karrike në postet qeverisësë.
Kjo gjeneratë, e cila duhet të fillojë ndërtimin e jetës, familjes dhe karrierës, duhet atë ta kërkojë në Kosovë, jo jashtë saj. Dhe meqë kjo mundësi nuk pi i krijohet, do të duhej që kjo rini, kjo gjeneratë, kjo armatë e studentëve, e të rinjëve të ndërmarrin vet diçka.
Do të duhej, dhe është koha e fundit që të kërkojmë formën e zgjidhjes përmes rebelimit, përmes protestave. Është mënyra e vetme për ta bërë ndryshimin. As shteti e as policia nuk mund dhe nuk do të arrijnë ti ndalin ikjet nga Kosova.
Kthimi i shpresës është te ndrrimi i qeverisë dhe qeverisjes. E këtë ndryshim duhet ta bëjnë vet rinia.
Arbresha Asllani
Juriste e diplomuar,
Univerziteti AAB


Leave a Reply