
Shqiponja e madhe e bardhë jeton më gjatë se çdo zog tjetër, edhe deri në 70 vjet. Por për të arritur këtë moshë duhet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së saj. Legjenda thotë se pas moshës 40-vjeçare kthetrat e saj forcohen dhe bëhen shumë të mprehta, krahët e saj shkurtohen dhe bëhen shumë të rënda dhe pendët rrallohen.
Të fluturojë në këto kushte për të bëhet shumë e vështirë. Arritur në këtë pikë shqiponja ka vetëm dy rrugë: ose të vdesë ose të përballet me një rinovim të dhimbshëm që zgjat të paktën 60 ditë. Procesi i transformimit konsiston, të fluturojë deri në majën më të lartë të malit e të rrijë aty lart, në një fole, nga ku për pak nuk duhet të dalë.
Më pas shqiponja duhet të nisë të përplasë sqepin e saj kundër një shkëmbi derisa ta heqë. Pastaj duhet të presë pak derisa t’i dalë një i ri dhe që do e përdor për të shkulur pendët e rritura përreth kthetrave. Me kthetrat e reja do jetë përsëri në gjendje të përballojë një fluturim të rilindjes, me një energji të re e cila do t’i shërbejë të paktën edhe për 30 vjet të tjera.
Kjo shqiponjë është e rrallë dhe jeton në shumë pak vende të botës Ajo strofkën e ndërton në drunj shumë të lartë, ose në shkrepa e humnera, të paarritshme për kafshë tokësore. Ushqehet sikur edhe të gjithë shpendët e tjerë, dhe është shumë e rrezikshme nëse dikush ia ngacmon zogjtë.


Leave a Reply