
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Basha u uron të gjithë besimtarëve dhe çdo shqiptari një të nesërme më të mirë se e sotmja.
“Të dashur miq, besimtarë të krishterë, besimtarë të Zotit, Gëzuar Krishtlindjen këtë festë të dashurisë, shpresës dhe besimit.
Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve dhe çdo shqiptari që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!”, shkruan Basha në Facebook.
sot.com.al


Leave a Reply