Kështu e kishte titulluar shkrimin z. Vlashi Fili, që kishte përgatitur dhe që e referoi në veprimtarinë që organizoi Shoqata “Bijtë e Shqipes’ si çdo vit edhe sivjet, me të gjithë anëtarët e saj që kanë përvjetor të plotë lindje.
Është i treti vit që shoqata organizon një urim të përbashkët për të gjithë anëtarët e saj që në këtë vit kanë patur përvjetorë të plotë të lindjes. Kjo veprimtari organizohet në fund të vitit dhe mbyll siparin e veprimtarive të shoqatës për vitin që bëhet fjalë. Qëllimi i kësaj veprimtarie është që shoqata të bëj një urim të përbashkët e në mënyrë të organizuar dhe nëpërmjet hollësirave dhe kurioziteteve nga jeta e anëtarëve që bëjnë pjesë në grupimet sipas viteve kur kanë përvjetorë të plotë lindje, të njihen të gjithë me njeri -tjetrin më shumë, si anëtarë të një bashkësie.
Kjo veprimtari këtë vit u organizua më 13 Dhjetor 2014. U mblodhën në sallën e Qendrës Kulturore të shoqatës anëtarët që kishin përvjetorët e plotë të lindjes por edhe familjarë, shokë e miqtë të tyre,
Fjalën e hapjes e mbajti z. Tajar Domi, Kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ju uroj “Gëzuar”, atyre për të cilin ishte organizuar kjo veprimtari. Pastaj ai ia dha fjalën z. Vlashi Fili, inisiator dhe organizues i kësaj veprimtarie.
Z. Vlashi i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe referoi materialin që kishte përgatitur me hollësira dhe kuriozitete nga jeta e anëtarëve për të cilët ishte bërë edhe ky organizim. Midis të tjerave ai theksoi:
“……..Festa e datëlindjeve është nga më populloret, mbasi ajo jo vetëm që është e përvitshme, por ka disa veçori që e dallon nga festat e tjera. Fikja e dritave, ardhja e tortës me qirinjtë e ndezur e shoqëruar me këngën “Shumë urime për ty…..”, nga të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë, fikja e qirinjve dhe së fundi urimi “E gëzofsh datëlindjen”, shoqëruar me duartrokitje, janë ato veçori që e bëjnë këtë festë ndryshe nga të tjerat…….”
Këtu z. Vlashi i ftoi pjesëmarrësit që ta improvizojnë këtë moment, të gjithë së bashku edhe aty në sallë. Z. Bujar Gjoka solli tortën me qirinjtë e ndezur kur ndërkohë z. Dritan Matraku kishte fikur dritat e sallës. Të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmbë kënduan “Shumë urime për ju…..” . Kjo këngë, në këtë moment, I dedikohej atyre që kishin përvjetorët e plotë të lindjes. Fikja e qirinjve dhe duartrokitjet e mbyllën bukur këtë improvizim.
Pastaj z. Vlashi, në emër të Këshillit Drejtus të Shoqatës. i uroi të gjithëve: “Gëzuar përvjetorin e lindjes. Festofshi dhe shumë përvjetorë të tjerë, së bashku me njerëzit tuaj të dashur, në familje dhe jashtë saj. Paçi një jetë të gëzuar e të lumtur, pa shqetësime dhe andralla. Le t’u realizohen të gjitha dëshirat tuaja…. Studentëve ju u rojmë edhe suksese në mësime për të kapur majat e larta të dijes”.
Hollësira nga jeta e festuesëve si dhe kuriozitete nga jeta e tyre, për cilindo në veçanti, i dhanë një larmi dhe humor mjedisit që shpesh u shoqërua me duartrokitje nga të gjithë në sallë, çka ishte një shprehje e bukur e urimit për cilindo.
Në këtë organizim të këtij viti bënin pjesë: Llukan Dylgjeri, Maliq Istrefi, Yllka Fili, Hamdi Gjana, Ivzi Cipuri, Lulzim Kazazi, Vangjel Haxhistasa, Bujar Gjoka, Brunilda Matraku dhe Suzana Vangjeli. Kjo e fundit veç 50 vjetorit të lindjes kishte edhe një përvjetor tjetër, atë të 25 vjetorit të martesës.
Pastaj e morën fjalën edhe z. Ivzi Cipuri, znj. Suzana Vangjeli dhe z. Lulzim Kazazi që falenderuar shoqatën për nderin që iu bënë si dhe shtuan diçka më tepër rreth jetës së tyre.
Z. Tajar Domi, në fund, i ftoi pjesëmarrësit në koktejlin e shoqatës ku veç atyre që kishte servirur shoqata ky koktejl ishte pasuruar edhe me gatime të shijshme që kishin sjellë pjesëmarrësit.
Në bisedat e lira të gjith shprehnin kënaqësinë e organizimeve të tilla dhe njëkohësisht kërkonin të bënin edhe shumë foto për t’i ruajtur si kujtim.
Vasil Filipi
Filadelfia, 13 Dhjetor 2014
Leave a Reply