
AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE, ME PROPOZIM TE KRYESISE SE LSHPA “PEGASI” KOSOVA, TE KRYESUAR NGA KRYETARJA E SAJ POETJA, STUDIUESJA , ALBANOLOGIA MIGENA ARLLATI, NOMINON PERKTHYESIN BAKI YMERI , TETOVE MAQEDONI, ME BANIM NE RUMANI , PER KONTRIBUTIN E TIJ NE SHKEMBIMIN UNIBVERSAL TE VLERAVE NE LETERSI, DUKE REALIZUAR PERKTHIME NGA GJUHA SHQIPE NE GJUHE RUMUNE DHE ANASJELLTAS TE POETEVE SHQIPTARE TE KOSOVES
“PERKTHYES I VITIT 2014 (PER GJUHEN RUMUNE) I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA “
JETESHKRIM
Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist.
U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me 6 vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: „Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.”
Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Baki Ymeri ka merita të jashtëzakonshme për afirmimin e Kosovës letrare në gjuhën rumune.
Që nga viti 2004 ka përkthyer dhe botuar 35 vëllime poetësh shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Presheva dhe Diaspora shqiptare (Sali Bashota, Flora Brovina, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Halil Haxhosaj, Adem Zaplluzha, Brahim Avdyli, Luan Maloku, Sarë Gjergji, Jeton Kelmendi etj.). Është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit: Shqiptarët e Rumanisë (Tetovë, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (Shkup, 2004). Ai është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001.
Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul. Sipas dr. Luan Topçiut: „Kontributi i Baki Ymerit për afirmimin Kosovës në periudhën e saj më të vështirë (1989-1999) është i jashtëzakonshëm. Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.” Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisëi (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit për në Parajsë (Bukuresht, 2005), Poeme pufoase/Poema të mëndafshta, TipoMoldova, Jash 2011etj.
* Mirënjohje nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruara nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), laureat i çmimit të Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006). Mirënjohje (për donacion dhe bashkëveprim) nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), etj.
Burimi – Facebuk


Leave a Reply