
Përbëresit:
• 1/2 litra qumësht të vakët
• 6 lugë sheqer
• Pak “tharm” apo e thëne ndryshe “maja”
• 1 kg miell
• 4 vezë
• 1 dl vaj
• pak kripë
Metoda e përgatitjes:
0.5 L qumështi të vakët hidhni 6 e lugë me sheqer, shtojme edhe tharmin dhe prisni të vijë. Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 4 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë. Kur brumi të vijë e ngjeshim dhe e ndajmë në 2 copë nga të cilat bëjmë 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 copë.

Mbi cdo copë të petës vëmë recel. I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle. Kiflet i rendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj dhe siper kifleve i lyejm me vezen e rrahur. Ju befte mirë…
/Puhia.com/


Leave a Reply