
Ka disa jave qe Rozi eshte ne Lutjen time! E mesova lajmin e rrende nga kolegia jone Shpresa Vranari e cila jeton po ne Boston dhe komunikonte se afermi me Rozin. Nuk me besohet akoma … jo pse ajo do ishte e pavdekeshme, po se ishte ca e shpejte ftesa qe i beri Zoti per ta mare ne Perandorine e Tij!
Nje grua si Rozi kishte akoma shume per te thene e per te bere megjithse e ka shtrydhur veten duke shkruar ne te gjitha gjinite dhe mundesite e saj.Kishte nisur ne fushen krijuese qe pa hyre ne vitet 1970. Njeriu sa me shume jeton, aqe me shume experience krijon, ka se c’te tregoje, natyrisht!
E vazhdoi me tej edukimin ne kolegjin amerikan, ndjehej e privilegjuar per kete, kur shpesh na tregonte per pjesemarrjen active ne kolektivin e saj, duke u ndier e barabarte mes shoqerise amerikane.Eshte vleresuar me cmime per shume krijime me vlere.
Ajo ishte nje grua plot vyrtute pozitive qe do mbetet ne kujtesen tone shume gjate.
Duke qene ne fushen e krijimtarise, ajo nuk e ndali punen as ne momentet kur e goditi semundja e rrende e te shoqit, mikut te vellait tim, dr. Viktor Theoharit. Plagen qe ju krijua nga ajo fatkeqesi e rymoi ne lumin e krijimtarise se begate.
Do mbetet i paharruar per ne takimi qe patem ne Boston me rastin e 100 vjetorit te Fan Nolit.Nuk pushonim se treguari, se qeshuri, se vrapuari, se fotografuari. Fytyra e saj me shprehjen e bukur dhe buzeqeshjen natyrale, ishte nje dhunti qe e zbukuronte se tepermi dhe shkonte paralel me boten e brendeshme!Duke e pare ashtu te shkathet, nuk na shkonte mendja kurre se nje dite jo te larget Rozi do fluturonte larg…Ne fakt kur jemi ne jete dhe optimiste nuk duam ta mendojme kurre ikjen…kjo eshte dhe intriga e jetes!
Me pamjen e nje gruaje te kujdeseshme, ajo rrethohej nga simpatia dhe respekti ne komunitetin shqiptaro-amerikan. Ishte anetare e kishes se Shen Gjergjit, per kete ishte krenare! Kisha e Fan Nolit ka lozur dhe luan nje rol te madh per shqiptaret e Bostonit, sot drejtohet me pergjegjesi nga i Nderuari At Artur Lion. E falenderoj At Arturin, per modestine e tij! Ai mban lidhje dhe korespodence ne raste speciale me familjen time.
Rozi ishte nje nga aktivistet kryesore prane komunitetit bostonian, kishte nje vend te merituar.E pame kete nga afer kur u takuam ne eventet qe organizoi, “Lidhja jone e Shkrimtareve” se bashku me “Vatren”, ne Boston.
Ka shume vjet qe une komunikoja me Rozin nepermjet botes internetike, duke i qendruar afer njera tjetres, me biseda mendime dhe telefonata. Ishte kenaqesi te kishe miqesi dhe te shkembeheshe me Rozin. Fjala dhe mendimi i saj shoqerohej me nje menyre aqe te natyreshme e plot ciltersi, qe te bente menjehere per vete!
Dhimbja e ketyre diteve te veshtira per kolegen tone, m’u mblodh lemsh dhe nuk prita sa te hidhja ne leter ndjeshmerine time duke i kushtuar disa vargje, disa dite me pare se te ndodhte ikja e Rozit: Me vrau pak ndergjegja, se mos gabova…Mos ndodhte ndonje mrekulli dhe rikthehej si Lazeri, perseri prane nesh! Asnje nga ne nuk do jete ketu perhere…thjesht tani eshte radha e saj te shprehim ate qe ndiejme, si shoqe, si kolege, si bashkekombese ne Ameriken e larget! T’u befte sa me i lehte dheu i Amerikes, Rozi! Qofsh ne duart e engjejve! Do na mungosh shume!
Rozi Theohari, do mbetet ne kujtesen tone!
Rozi, o Queen of beauty, you inspired us,
Reading your artistic soul, our heart felt warm
Your mind was rich, your heart as amber
I pray to the Lord, to the glory of life in heaven!
Nje shoqe me shpirt flori, na u shua shpejt
Nje zonje e rralle, nuk do jete me mes nesh!
Shkrimtarja u shkri si floke bore, si sheqer
Frymemarrja e bukur, eshte kthyer ne eter!
Rozi plot nur, ishte e cilter dhe e thjeshte
Grua e vecante, e njohu Bostoni keto vjet.
Ishte patriote e ngrohte e kolege e vertete
Luftoi muaj me vdekjen po humbi betejen!
Grua fisnike, veshur me tharmin e hijeshise
Kishte dhunti te shprehej, te rrezatonte drite.
Kaloi me lot ne sy, vitet e trishta te feminise
E tregoi urtesine, duke lyer penen ne magji!
Nisi hapat me besim drejt tokes amerikane
Erdhi u vendos atje, ku ishte brumi dardhar.
Mendoi…do cfaqej diku hija enderr e babait
Ai mergimtar, ne U.S.A. ngrisi ditet e vajit!
Prej asaj Bostoni, degjoi mallin e legjendes
Ecte me koke lart, thurri dhimbjet e zemres.
Rralle gjen gra, mendje mprehta plot hijeshi
La vendin bosh Rozi, jo gjithkush ka dhunti!
Beteje e rrende ajo… me Zotin nuk veme bast,
Te gjithe atje do shkojme, fajtore, te pafajshem.
Te Lutemi per Rozin, na iku kete mes Dhjetori
Qofte shpirti ne Paqe, engjet u befshin mburoje!
©Elko/
Eleonora N. Qeparoi
7 Dhjetor 2014, N. York


Leave a Reply